10 yjet që janë bërë bajat

Ka shumë yje të tejekspozuar prej të cilëve na vjen mundim kur i dëgjojmë apo i shohim vazhdimisht.

Disa nga ta thjesht janë vjetërsuar për shkak të publicitetit të vazhdueshëm apo emetimit të vazhdueshëm të një kënge të vetme.

Ka të tjerë ndërkaq, që vështirë të kuptosh përse janë të famshëm! Fatkeqësisht, këta të fundit janë bërë edhe modelë për të rinjtë.

Por, para se ta shihni listën në vijim të yjeve që janë bërë ‘bajat’, ju themi se kjo është vetëm një përzgjedhje e Redaksisë – që edhe mund të kuptohet si subjektive – prandaj kërkojmë falje nëse dikush preket. /NGJYRA.COM/

1kesha

Në vend të parë gjendet Ke$Ha

2kim

Në top-listë vendi të posaçëm zë Kim Kardashian

3justin 

Justin Bieber po e vendosim të tretin pasi kohës së fundit na ka kursyer nga paraqitjet e tij

4rihanna

Rihanna, me gjithë vokalin e saj të ëmbël e me figurën prej një seks-simboli, megjithatë, e ka tepruar

5nicki 

Nicki Minaj, përpos të pasmeve të saja grandioze, nuk po ka çfarë t’i sjellë më publikut

6kanye 

I shkreti Kanye West – për faj të Kimit, ka nisur edhe ky t’i mërzis fansat (kujtojmë se Kanye është martuar me Kim Kardashian)

7lindsay

Lindsay Lohan ka rreth 5 vjet që është bërë bajat

8paris

Paris Hilton, përveç asaj videos intime e cila e bëri të famshme, asnjëherë nuk i ka ofruar asgjë më shumë publikut

9miley

Miley Cyrus ka devijuar me plotëkuptimin e fjalës! Është bërë monotone me paraqitjet e saja skandaloze

10kate 

Megjithëse s’ka bërë diçka për t’u kritikuar, mediat po na lodhin me përcjelljen e dukeshës Kate Middleton hap-pas-hapi 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply