Në Jugperëndim të Brazilit, në shtetet federale Mato Groso dhe Mato Gros do Sul, gjendet këneta më e madhe në botë e ujërave të ëmbla, e cila quhet Pantanal (që kur përkthehet domethënë kënetë)… e cila shtrihet në trekufirin Brazil – Paraguai – Bolivi.
Kjo kënetë më e madhe në botë shtrihet në një sipërfaqe përafërsisht midis 195.000 dhe 230.000 kilometra katrorë, në mesatarisht 95 metra lartësi mbidetare. Njëkohësisht këneta Panatal është njëri ndër atraksionet kryesore turistike të Brazilit.
Këneta është rajon i mbrojtur me lloje të pasura bimore dhe shtazore, ndërsa nga viti 2000 është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Panatali shtrihet në një basen të madh e lakuar lehtë, i kufizuar me male. Më shumë se 80 për qind e këtij rajoni është i përmbytur në ujë në sezonin e shirave, që Panatalin e shndërrojnë në një oazë të vërtetë për bimët ujore dhe për shumë lloje kafshësh.
Në këtë kënetë më të madhe në botë jetojnë 123 lloje të gjitarëve dhe reptilëve, 665 lloje shpezësh (gjë që është më shumë se në tërë Evropën), 2.000 loje bimësh, si edhe 269 lloje peshqish!
Ndër lumenjtë më të mëdhenj që derdhen në këtë kënetë është lumi Rio a Prata, gjoja njëri ndër lumenjtë më të pastër në botë në sezonin e përmbytjeve, i cili thjesht e “ushqen Panatalin”, duke e bërë tokën të ushqyeshme dhe duke ofruar zinxhir shumë të pasur të ushqimit për kafshët e egra.
Bukuritë natyrore dhe peizazhet e Panatalit, si edhe bimët gjatë sezonit të përmbytjeve, toka e lagësht dhe liqenet, malet tokësore, galeritë e maleve dhe rrjedhat e lumenjve, e bëjnë këtë hapësirë mrekulli unike të natyrës.
Rrjeti i ujërave nëntokësore dhe mbitokësore krijon biodivergjencë të posaçme të botës së gjallë të kësaj hapësire.
Pasuritë e mëdha të llojeve të ndryshme natyrore dhe shtazore e bëjnë Panatalin njërin ndër rajonet më të rëndësishme të botës, por njëkohësisht edhe më të rrezikuar.
Shfrytëzimi i madh turistik, prerja e drunjve dhe zhvillimi bujqësor po ndikojnë negativisht në këtë kënetë më të madhe të ujërave të ëmbla në botë. Prandaj, nëse vazhdohet me këtë shkatërrim, për 50 vjetët e ardhshëm kjo kënetë më e madhe në botë do të mund të zhduket. /NGJYRA.COM/