Longlit, labirinti më i gjatë në botë!

Longleat Hedge Maze (Longlit labirint) gjendet në kopshtin përreth kështjellës Longleat në Angli, i cili gjendet në afërsi të Horningshamit, përkatësisht afër qytetit Varminster.

Ky është labirinti më i gjatë (nga muri i gjallë) në botë! Është dizajnuar dhe ndërtuar që nga viti 1975.

Gjatësia e labirintit, përkatësisht e korridorit është 2,72 kilometra, ndërsa lartësia e mureve për afro 2.5 metra.

Longleat-Hedge-Maze6

Gjithashtu ky labirint i madh shtrihet në një sipërfaqe prej afro 1,5 hektarësh, ndërkaq përbëhet nga 16.000 drunj bërsheni anglezë.

Me këto shifra ky është ai labirinti më i madh në botë.

Se sa është madhësia e këtij labirinti flet edhe kjo që për t’u shkurtuar ky mur i gjallë i madh i labirintit më të gjatë në botë nevojitet pothuajse më shumë se një muaj! Ndërkaq shkurtimi i murit bëhet në çdo gjashtë muaj!

Longleat-Hedge-Maze7

Labirinti në Longlit ka disa rrugë qorre derisa në disa vende janë vendosur ura të vogla në mënyrë që izitorët të mund më lehtë të shohin se ku gjenden, ndërkaq aty është edhe pjesa qendrore ku gjendet edhe një pirg i vogël.

Të mos ju mashtrojnë këto fotografi dhe t’ju duket aq i lehtë ky labirint. Shëtitja e këndshme nëpër labirintin më të gjatë në botë të Longlitit mund të zgjasë edhe deri në një orë e gjysmë bredhjeje.

Longleat-Hedge-Maze4

Natyrisht, në kohën e sotme, krahas aparateve GPS apo aparateve të hartës së Google, shumica kanë “mashtruar” labirintin por edhe në rast që të humbni, gjithmonë aty janë shenjat e rrugëve.

Megjithatë, mendojmë që aventura do të jetë më e bukur “të shijohen” mrekullitë e labirintit më të gjatë në botë, ashtu në mënyrë të zakonshme dhe fer, apo jo. /NGJYRA.COM/

Longleat-Hedge-Maze9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply