Arti i murit, pika qendrore në dhomën tuaj

Ndoshta ju ka ndodhur që të blini një vepër arti për mur që nuk është përshtatur – ashtu siç e keni menduar – me interierin e qëndrimit tuaj ditor. Shpesh arti i murit blihet pa marrë parasysh se si do të duket në dhomë, ose si do vlerësohet nga mysafirët që do ta shohin atë.

Për ta bërë artin e murit pikë qendrore të dhomës tuaj duhet t’i keni parasysh këto këshilla kur ta rregulloni dhomën, kur t’i blini mobilet, ose kur të blini vepra arti të murit.

Frymëzohuni

dhoma5555

Puna artistike ka për qëllim që të ngjallë një emocion dhe ndjenjë kur ju e shikoni atë me admirim. Zgjidhni punimet artistike që ju pëlqejnë, dhe që e bëjnë hapësirën tuaj të rrëfejë një tregim.

Padyshim se ngjyrat dhe konteksti duhet të plotësojnë dekorin tuaj, por edhe ndjenja që reflekton  punimi artistik – duhet që të ndjehet nga të gjithë ata që e shikojnë atë.

Për t’u frymëzuar se cilin punim duhet zgjedhur, fillimisht, duhet analizuar ngjyrat, linjat arkitektonike dhe pamjen që jep interieri. Punimet artistike duhet t’i bëjnë banorët të ndjehen pjesë e hapësirës, të bëhen pikë qendrore e saj.

Punimet artistike jo-tradicionale

dhoma9999

Kush thotë se pikë qendrore e dhomës duhet të jetë një punim artistik i vendosur në një kornizë në mur? Ju mund të bëni punime artistike nga elementet e kuzhinës tuaj – që janë me ngjyra të trendit më të fundit – ose me akuariumin e  peshqve që e bën murin e dhomës të duket si një punim arti në mur.

Këto punime artistike, me ngjyrën, lëvizjet dhe peshqit, padyshim se do të bëheshin pikë qendrore e dhomës tuaj.

Pozita e mobileve

dhoma4444

Pozita si janë vendosur mobilet në dhomën tuaj do t’ju ndihmojë që ta krijoni pikën qendrore të cilën e dëshironi.

Nëse murin e keni të dekoruar me punime artistike dhe të ngjyrosur me ngjyrë të kuqe të theksuar, mobilet duhet të pozicionohen në drejtim të tij, me çka sigurt do të gjeni pa gabim pikën qendrore.

Në mënyrë të ngjashme, kaminat, dritaret me pamje të gjerë, dhe muret me elemente guri, mund të jenë sfonde të bukura për t’i pozicionuar mobilet në drejtim të tyre – ashtu që të duken më mirë artet e murit.

Varësisht prej hapësirës që dispononi, nganjëherë sfondi mund të jetë i gjithë arti që ju nevojitet.

Arti abstrakt i murit

dhoma6666

Për ta bërë edhe më atraktiv, kijeni parasysh përdorimin e artit abstrakt të murit – që nuk ka një temë ose imazh konkret, por ka ngjyra dhe nuanca që juve ju pëlqejnë. Arti abstrakt mund të jetë një pikë qendrore, që i lidhë elementet bukur si një tërësi.

Shpesh punimet e artit abstrakt janë kombinimi i tekstileve e mobileve të përdorura. Nëse ende nuk e keni idenë se si do të duket dhoma juaj si tërësi, përpiquni që punimet artistike të jenë sa më abstrakte dhe kështu mund të ndodhë që ta kompletoni enigmën.

Kur  përpiqeni që ta kompletoni një dhomë, sigurohuni që puna artistike të jetë pika qendrore që ju e kërkoni. Nëpërmjet frymëzimit dhe pozicionimit të mobileve, punimi artistik në dhomën tuaj mund të bëhet një kohëmatës – orë muri.

dhoma7777

Për disa njerëz është me lehtë që fillimisht të blejnë një punim artistik, e pastaj ta dizajnojnë  dhomën. P.sh më lehtë është që të hiqet një punim artistik me ngjyrë të verdhë se sa të sigurohet një shtrat ideal me një ngjyrë të tillë! Mirëpo e mira qëndron në atë se, secili dizajnon në mënyrën e vet dhe për shijen e vet. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply