Siguria në radhë të parë – kështu e mendojnë jetën një pjesë e njerëzve. Dhe për ta arritur këtë gjë, nuk hezitojnë të shpenzojnë shuma marramendëse parash. Ndërsa e gjitha duhet nisur, ku tjetër, pos nga shtëpia…
Në periferi të Varshavës ndodhet një hit arkitektonik – bëhet fjalë për shtëpinë më të sigurt në botë. Shtëpia është punuar nga kompania polake KWK Promes – nën udhëheqjen e arkitektit, Robert Konieczny.
Kjo shtëpi ofron strehim të sigurt në rast të katastrofave natyrore, e madje dhe të atyre nukleare, pohojnë projektuesit e saj.
I gjithë konstruksioni mbyllet me prekjen e një suste, ndërsa – nëse shikohet nga pjesa e jashtme e saj – shtëpia shndërrohet në një kuti betoni.
Bëhet fjalë për pllaka të mëdha betoni që ‘mbrojnë’ këtë shtëpi nga rreziku që mund t’u kanoset pronarëve.
Po ashtu i gjithë oborri është i rrethuar dhe i siguruar, ndërsa brenda tij ndodhet dhe pishina. /NGJYRA.COM/