A e keni ditur që puthjet mund t’i bëjnë mirë shëndetit tuaj? Puthja ndikon si vaksinë natyrore, sepse gjëndrat pështymore sulmojnë bakteret.
Ai i cili ka dëshirë të marrë puthje, duhet patjetër të jetë i gatshëm edhe të japë puthje. Kjo është reciproke. Kultura e përgjithshme tek ne, si edhe tek shumë popuj të tjerë nuk është e tillë që njerëzit puthen nëpër tërë fytyrën, andaj le të vlejë kjo së paku për njerëzit të cilët i konsideroni se puthja u konvenon.
Le ta ilustrojmë këtë me këtë mendim: “Puthja është porosi e këndshme e paimponuar atëherë kur dy koka të bashkuara janë më të mira se koka e vetmuar”.
Nëse mendoni që puthja është e përshtatshme njësoj sikur përshëndetja me dorë, po ju japim disa të dhëna konkrete të cilat janë si rezultat hulumtimi në Rusi e që e tregojnë të kundërtën:
1. Puthja rregullon procesin kardiovaskular dhe ul tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës;
2. Puthja stimulon më shumë se 30 muskuj të fytyrës, të cilët janë përgjegjës për lëkurë të butë dhe shtim të qarkullimit të gjakut në lëkurën e fytyrës sonë;
3. Gjatë puthjes shpenzoni së paku 12 kalori për 5 sekonda puthjeje;
4. Kur putheni pengoni shfaqjen e hormonit të stresit të quajtur glukokortikoid, i cili shkakton qarkullim të lartë të gjakut, dobësim të muskujve dhe pagjumësi;
5. Puthja ndikon si vaksinë natyrore, sepse gjëndrat pështymore sulmojnë baktere të caktuara. Gjëndrat pështymore përmbajnë baktere, të cilat janë të njëjta te 80% e njerëzve, ndërkaq 20% e baktereve janë të karakterit individual. Me këmbim të gjëndrave do të nxitet sistemi juaj i imunitetit.
6. Nëpërmjet puthjes truri do të duhej të analizonte përshtatjen me personin e gjinisë së kundërt. A ju ka ndodhur ndonjëherë që vetëm pas puthjes së parë e keni pasur të qartë se çka ju pëlqen, përkatësisht çka nuk ju pëlqen te personi i caktuar? Epo….;
7. Dhe, në vendin e shtatë: ndikon kundër lemzës. /NGJYRA.COM/