Disa nga vendet më të bukura në botë ngadalë po zhduken, andaj sipas mendimeve të shkencëtarëve, arsye për këtë fenomen janë ndryshimet klimatike. Në vazhdim po ju japim dhjetë vende të cilave u kërcënohet rreziku të ndryshojnë, por madje edhe të zhduken.
Ishulli i Pashkëve
Ishulli i Pashkëve është i njohur për nga skulpturat moai, kohëve të fundit është i rrezikuar. Me siguri do të pyesni përse? Ndërtime të shumta, njerëz të shumtë, sjellje të shumta të këqija… Të gjitha këto e rrezikojnë këtë vend sensacional.
Antarktiku
Kjo bukuri madhështore natyrore është rrezikuar për shkak të shkrirjes së akullit dhe borës. Edhe pse është fjala për një proces afatgjatë, ndryshimet tashmë janë të dukshme.
Maçu Pikçu
Këtë vend shumë të bukur dëshirojnë ta vizitojnë të gjithë, dhe mu ky është problemi. Turistë të shumtë, por edhe infrastruktura e nevojshme ngadalë por sigurt po e shkatërrojnë këtë vend madhështor, të cilin njerëzimi e ka trashëguar.
Kilimanxharoja
Rrallë ndonjë vend në botë tërheq vëmendjen siç është Kilimanxharoja. Këtë maje më të lartë në Afrikë po e rrezikojnë ndryshimet klimatike dhe shkrirja e borës. Edhe pse kjo nuk do të ndodhë shpejt, është e qartë që e ardhmja e saj nuk është aspak e sigurt.
Shkëmbi i madh i koraleve
Shkëmbi i Madh Australian është njëri ndër destinimet më të bukura të zhytësve, mirëpo po e rrezikojnë ngritja e temperaturave të oqeanit, ndotja e ujit dhe peshkimi. Fatkeqësisht, ndryshimet janë të dukshme.
Kulebra
Ky ishull në bregdetin lindor të Porto-Rikos është parajsa e vërtetë në botë, andaj mos u habisni pse tërheq aq shumë turistë. Megjithatë, bashkë me turistët është i nevojashëm edhe akomodimi i tyre, andaj ndërtimi nuk po ndalet. Dhe pikërisht për këto arsye Kulebra është e rrezikuar.
Deti i Vdekur
Shfrytëzimi i tepërt i ujërave të lumit Jordan, furnizuesi kryesor me ujë i Detit të Vdekur, po zgjat tashmë me decenie dhe ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit në det për afro një metër në vit. A mund të ndalet kjo dukuri.
Taxh Mahalli
Ky mauzole më i njohur në botë është destinimi më i preferuar turistik i shumicës së njerëzve. Megjithatë, turizmi masiv por edhe ndotja e mjedisit dhe restaurimi joprofesional do të mund të dëmtojnë Taxh Mahallin e mrekullueshëm.
Venecia
Edhe pse kanalet e ujit janë ato që e bëjnë të njohur qytetin e Venecias për atmosferën romantike, është pikërisht uji ai që e rrezikon këtë vend përrallor. Venecia po fundoset çdo vit ngapak.
Tibeti
Për rrezikimin e Tibetit është përgjegjëse politika, respektivisht pushteti kinez. Kinezët po e rrezikojnë seriozisht traditën dhe kulturën tibetiane, si dhe kanë shkatërruar disa zona me të bukura të kësaj pjese të botës. /NGJYRA.COM/