10 lajthitje mbi planetin tonë

Jua merr mendja se dini çdo gjë mbi vullkanet, tërmetet? Lexoni këtë artikull dhe mendoni edhe njëherë. Në vazhdim po ju japim 10 lajthitje për Tokën, të cilat do t’ju befasojnë, mbase edhe do t’ju bëjnë t’i përmirësoni disa konkluzione të gabueshme.

1. Mont Everesti shtrihet anash, jo në lartësi

Mount_Everest_1

Mont Everesti është maja më e lartë e malit mbi nivelin e detit në Himalaje, i cili është krijuar para më shumë se 50 milionë vjetësh, kur nënkontinenti indian ka lëvizur në veri. Mont Everesti tani nuk ngrihet në lartësi, por shtrihet anash, në verilindje, madje 42 milimetra në vit.

2. Mauna Loa është mali më i lartë në botë

Mauna Loa

Nga pika më e ulët deri në pikën më të lartë, ky mal i Ishujve Havaje i lartë 10.200 metra, ndërkaq vetëm gjysma e malit është mbi sipërfaqen e ujit, ndërsa pjesa tjetër në Oqeanin e Qetë.

3. Tornadoja është e padukshme

tornado3

Edhe pse gjithmonë e shohim, tornadoja në të vërtetë është e padukshme. Ajo që ne shohim janë bërlloku, pluhuri dhe dheu i cili gjendet në vorbull dhe në këtë mënyrë dukurisë së këtillë i jep formë.

4. Retë janë të rënda edhe nga disa tonelata

rete4

Mendoni që retë janë të lehta si pendël? Gaboni. Retë mund të peshojnë edhe deri në 500 tonelata, ndërkaq arsyeja përse ato mund të fluturojnë lehtë në qiell është presioni ndryshe në lartësi.

5. Toka ka tornado magnetike

toka tornado

Shkencëtarët kanë arritur të vërtetojnë se si fushat magnetike të Tokës dhe të Diellit janë të lidhura ndërmjet vete dhe përafërsisht në çdo 8 minuta krijojnë tornado magnetike. Mirëpo, fatmirësisht atmosfera e Tokës është aq e fortë saqë ne nuk duhet fare të frikësohemi.

6. Edhe guri jeton

guret333

A e keni qenë ndonjëherë vetë në mal dhe të keni pasur ndjenjën që nuk jeni vetëm? Mos u brengosni, edhe pse nuk kanë sy dhe veshë, edhe gurët janë shtëpi e qenieve të cilat mund të jetojnë thellë nën sipërfaqen e Tokës. Nuk u nevojitet as ushqimi as uji, ndërkaq shpesh vetëm gurët u janë burim ushqimi.

7. Zvicra ngrihet dhe ulet madje 25 centimetra për çdo ditë

zvicra 2

Natyrisht se e dini se si ndikojnë Dielli dhe Hëna në nivelin e ujit, d.m.th. si ndodhin baticat dhe zbaticat. E pra, e njëjta gjë ndodh edhe me pjesë të kontinenteve. Shkencëtarët kanë arritur të masin se si e tërë Zvicra gjatë ditës mund të ngrihet dhe të ulet madje deri në 25 centimetra.

8. Cikloni mund të vallëzojë

cikloni11

Kur takohen dy ciklone, bashkërisht mund të formojnë disa forma. Ky fenomen mund të ndodhë vetëm kur ciklonet kanë fuqi të njëjtë.

9. Tërmetet e mëdha janë të ngadalshme

termeti212121

A keni përjetuar ndonjëherë ndonjë tërmet? Nëse po, atëherë e dini se si ka ndodhur ai goxha shpejt, sado që juve ju është dukur shumë i gjatë. Mirëpo, nuk është bash ashtu. Tërmeti i forcës së madhe, në të vërtetë është proces i shumë i gjatë. Aq më parë nëse ndodheni në afërsi të epiqendrës, jo duke e shikuar në TV…

10. Erupsioni i ardhshëm i supervullkanit – nuk do të ndodhë në Yellowstone

yellowstone

Edhe pse është njëri ndër më potencialët dhe më shkatërruesit, vullkani në Yellowstone nuk do të shpërthejë, para se të shpërthejë vullkani në Laguna del Maule në Kili. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply