Gjashtë ushqime për lëkurë të shëndetshme

Të gjithëve na pëlqen dukja e njerëzve të famshëm si dhe të kemi një lëkurë të bukur si të tyren. Shumëkush mendon se sekreti i tyre është te manikyri dhe përkujdesja e veçantë ndaj lëkurës – por jo gjithmonë ato kanë sukses.

Faktorët më të rëndësishëm për një lëkurë të pastër dhe të butë, janë padyshim ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet kundër rrudhave.

Fatkeqësisht, të pakët janë ata që e kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe ujit në mirëmbajtjen e lëkurës dhe luftimin e faktorëve gjenetikë që mund të shkaktojnë njolla në lëkurën tonë.

Elementet të tilla siç janë: omega-3,  omega-6, si dhe vitaminat tjera të cilat ekzistojnë në perime dhe fruta janë ushqime antioksidante që luftojnë plakjen e lëkurës.

  1.  Peshku

peshku1

Është i njohur si furnizuesi më i rëndësishëm me proteina i trupit të njeriut dhe duhet të konsumohet deri në 3 herë në javë. Rëndësia e mishit të peshkut është se përmban yndyrë të klasifikuar si, omega -3 dhe omega-6, që janë të rëndësishme për zemrën, trurin dhe lëkurën.

  1. Karotat

karrota2

Karotat me ngjyrë të ndritshme portokalli janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, pasi që përmbajnë vitaminën A, e cila ka ndikim të madh në pamjen e njeriut, po ashtu mbron dhe shëron lëkuren nga rrezet e diellit.

  1. Farërat

farerat3

Kur flasim për farërat, nënkuptohet se përfshihen të gjitha llojet e tyre – të bardha, të zeza, kikirikët… Të gjitha llojet e tyre janë të rëndësishme sepse përmbajnë antioksidantë thelbësorë që ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit dhe luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga tumorët dhe kanceri.

  1. Uji

uji4

Natyrisht që nuk është ushqim, por është shumë më tepër se burim i jetës. Përmban shumë minerale të cilat ndihmojnë organet e ndryshme për të funksionuar ashtu siç duhet – ndërsa, çdo çrregullim në raport me ujin mund t’ju kushtojë me jetë. Uji është shumë i rëndësishëm për lëkurën, pasi që mban atë të hidratuar, të butë, dhe e mbron nga nxehtësia e diellit.

  1. Rrushi

rrushi5

Të gjitha llojet e rrushit janë shumë të rëndësishme sepse përmbajnë vitamina thelbësore, e një nga ato është polipenoli – e njohur për mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat.

  1. Avokadoja

Autosave-File vom d-lab2/3 der AgfaPhoto GmbH

Shumë studime kanë dëshmuar se më shumë se 50% e frytit të avokados përmban yndyrëra acidike dhe vitaminën B, që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe shërojnë ‘flluskat” në lëkurë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply