10 vendet më të favorshme për t’u vizituar

Nëse dëshironi që të shëtisni botën dhe të mos e çani kokën shumë për paratë, atëherë këto janë destinacionet ideale për ju. Revista e famshme “Lonely Planet” ka hartuar një listë të vendeve/qyteteve financiarisht të favorshme për t’u vizituar.

Tunizia

 tunizi

Turizmi dalëngadalë ka filluar të këndellet në këtë shtet, ndërsa, pritet që edhe këtë vit çmimet të jenë më të lira se sa që ishin para trazirave të vitit 2011. Tunizia shpreson që me ofertat e tilla do të arrijë të tërheqë masën e turistëve, ndërsa rekomandohet vizita në kryeqytetin e këtij vendi, Tunis, pastaj në vendin ku është xhiruar një pjesë e filmit “Star wars”, si dhe rrënojat e objekteve romake në veri të vendit.

Afrika e Jugut 

cape town

Republika Jugafrikane ofron shumë aktivitete falas, siç janë p.sh. hyrjet në muzetë e vendit, ndërkaq edhe soditja e botës shtazore paguhet me çmim të lirë. Shumica e turistëve do të kënaqen në Cape Town, ku nuk duhet të shpenzojnë gjithë pasurinë e tyre. Periudhat më të mira për të vizituar këtë vend janë: mars-maj dhe shtator-tetor.

Shangai

Shangai 

Në këtë qytet të bukur bregdetar mund të gjeni vend për të kaluar natën për më pak se 10 dollarë – natyrisht, nëse nuk jeni në kërkim të hoteleve ekskluzive. Ngjashëm është edhe kur bëhet fjalë për ushqimin. Te shitësit ambulantë mund të ngopeni me vetëm 1 dollar, derisa në hotelet prestigjioze do të paguani me shtrenjtë.

Samoa

Samoa

Samoa në kohën e fundit është shndërruar në destinacion shumë të popullarizuar për turistët që dëshirojnë të akomodohen në familje dhe me fare pak para të paguajnë fjetjen dhe ushqimin. Rekomandohet pushimi në Apia, qytetin më të madh dhe kryeqytetin e Samoas, ku mund të mësoni shumë për mënyrën e jetesës së banorëve të këtij shteti të largët.

Bali

Pura Besakih temple complex, Bali

Megjithëse në Bali gjenden disa nga hotelet më të shtrenjta në botë, këtu mund të gjeni edhe bungalovë të shumtë, por dhe pansione të lira. Natyrisht, spa tretmanet në Bali janë të njohura në gjithë botën – dhe megjithatë, janë më të lira se në shumicën e shteteve tjera.

Uruguai

uruguai

Uruguai është ndoshta destinacioni më i favorshëm në Amerikën Jugore. Ky shtet krenar ka çfarë të ofrojë – ushqimin e shijshëm, jetën e shfrenuar, ndërsa në Montevideo, edhe plazhe të shkëlqyeshme.

Portugalia

view of Portofino - beautiful town of Ligurian coast, Italy

Regjioni i Alvaras në Portugali ka çmime normale krahasuar me pjesët tjera të këtij vendi. Përpos kësaj zone, që është ideale për pushim familjar dhe për surfing, çmime të lira mund t’i gjeni edhe në kryeqytetin Lisbona. Shumëkush e krahason këtë qytet me Barcelonën, por ka më pak tollovi dhe çmimet janë shumë më të kapshme për xhepat e një turisti të zakonshëm.

Tajvani

Taipei

Taipei është qytet shumë më i lirë se Hongkongu, Seuli, apo Tokio, ndërkaq ofron shumë gjëra. Edhe pse akomodimi në hotele kushton pak më shtrenjtë, këtu mund të gjeni pansione dhe hostele të lira, ndërsa edhe kampingu është gjë e zakonshme në këtë vend.

Rumania

Rumania

Rumania është shumë mirë e gërshëtuar me pjesët tjera të Evropës, falë fluturimeve të lira me aeroplanë – ndërsa ofron edhe konak të lirë, bileta të lira për lundrim mbi Danub, dhe kështjellat e famshme të Mesjetës.

Burkina Faso

Burkina Faso 

Burkina Faso është margaritar i fshehur i Afrikës Perëndimore. Ky shtet i vogël ka mahnitur secilin vizitor. Duhet të vizitoni Uagadugu, kryeqytetin e vendit, që posedon një skenë të mrekullueshme artistike. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply