Nëse jeta juaj bashkëshortore apo lidhja e dashurisë do të funksionojnë ashtu siç duhet, varet ekskluzivisht dhe vetëm nga ju. Një martesë e lumtur (apo një lidhje e dashurisë) është si një kopsht; ju i mbillni farat në tokën e shëndoshë dhe i ushqeni ato në mënyrë të drejt – me ujë dhe rreze të diellit, dhe do e shihni kopshtin si zhvillohet për mrekulli. Përkujdesja e përditshme bën që çdo gjë të lulëzojë. Mu kështu ndodhë edhe në marrëdhëniet në mes të njerëzve – gjërat e vogla dhe të përditshme, e bëjnë një lidhje të shëndoshë dhe të lumtur…
Tri gjërat kryesore që secili çift duhet t’i dijë:
1. Komunikimi – çiftet që komunikojnë mes vete janë çiftet më të lumtura. Është më rëndësi të flitet për gjëra të vogla dhe jo të flitet vetëm për probleme të mëdha, sepse kështu ruhen shkëndijat e dashurisë. Pse? Sepse komunikimi është mënyra e vetme që marrëdhëniet intime i mbushë me gjallëri pozitive. Çiftet e lumtura gjatë ditës gjejnë kohë për të biseduar për gjërat e vogla, flasin për ditën që shkoi dhe njëkohësisht bëjnë shaka. Me një fjalë, komunikimi e bën një lidhje të shëndoshë.
2. Qeshuni – Çiftet e lumtura nuk i marrin të gjitha gjërat në jetë në mënyrë krejtësisht serioze. Këto çifte dinë t’i klasifikojnë gjërat sipas përmbajtjes – dhe e dinë fare mirë se për çka ia vlen të bëhen nervozë dhe për çka jo. Mënyra më e mirë për t’u përballur me të papriturat e jetës është buzëqeshja. Si do që të jetë, nuk është fundi i botës – andaj, duhet ditur si t’i përballoni problemet edhe me humor. Situata nuk do të ndryshojë edhe nëse zemëroheni kur diçka ecën keq, prandaj, ekziston zgjidhja; ose duhet qarë ose duhet qeshur. Mësohuni të buzëqeshni edhe kur keni probleme – kjo do ta bëjë lidhjen tuaj më të shëndoshë dhe më pozitive.
3. Aftësia për t’i zgjidhur problemet – çiftet e lumtura e dinë fare mirë se çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave/bisedës. Nëse ekziston një problem, nuk do të thotë se një lidhje është në telashe. Shumë njerëz mendojnë, gabueshëm, se brenda një martese të lumtur nuk ekzistojnë konflikte dhe probleme. Dallimi në mes të çifteve të lumtura dhe atyre jo të lumtura qëndron në mënyrën se si ato i zgjidhin konfliktet. Çiftet e lumtura bisedojnë në mënyrë efektive (pika 1) kur ballafaqohen me ndonjë problem dhe nuk lënë vend për zemërim apo ndonjë ofendim të panevojshëm. /NGJYRA.COM/