E doni penisin tuaj pikërisht ashtu siç është? Atëherë mbani celularin sa më larg shalëve (sa më larg meskëmbëve) , sepse pikërisht ai mund të jetë shkaku i arritjes së vështirësuar të ereksionit.
Hulumtimi i bërë në 30 meshkuj, nga të cilët 20 syresh kanë pasur disfunksion ereksioni, është bërë me qëllim që të testohet a ekziston lidhja midis përdorimit tepër të shpeshtë të celularit dhe problemit me ereksionin.
Pas hulumtimit është konstatuar që meshkujt që kanë pasur probleme me ereksionin kanë përdorur celularët dyfish më shumë sesa ata të cilët nuk kanë pasur probleme me ereksionin.
Edhe pse ky ishte një hulumtim i vogël, ekzistojnë shumë mite që lidhen me përdorimin e teknologjisë dhe mënyrës se si shprehet në maskulitetin tuaj.
Hulumtuesit shpresojnë që pikërisht ky hulumtim i vogël do të frymëzojë hulumtimet e tjera edhe më të mëdha lidhur me këtë temë, thotë autori Reni Shamloul, specialist i andrologjisë dhe i mjekësisë seksuale në spitalin e Otavës, në Kanada.
Derisa presim përgjigjen përfundimtare mbi këtë çështje se vërtet celulari mbyt fuqinë tuaj seksuale, kemi përgatitur katër mite mbi penisin për të cilat ka përgjigje.
Konstatimi: Ejakulimi ditor dëmton spermatozoidet tuaja
Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që ejakulimi ditor mund të dëmtojë pasqyrën e ADN-së të spermës. Derisa masturboni çdo ditë zvogëloni numrin e spermatozoideve në penisin tuaj, kjo nuk do të duhej t’ju brengosë shumë, përveç nëse me bashkëshorten nuk përpiqeni të keni fëmijë, thotë urologu specialist Larry Lipshultz.
Konstatimi: Ereksioni mesatar është ai prej 20 centimetrave
Nuk jeni “i gatshëm”? Mos u brengosni. Nuk jemi të sigurt kush i ka iniciuar këto thashetheme, mirëpo 20 centimetra të penisit në ereksion përfundimisht nuk janë standard. Madhësia mesatare e penisit është 13,6 deri në 16 cm, duke gjykuar sipas rezultateve të hulumtimeve të cilat janë bërë që nga viti 2007.
Meshkujt shumë më tepër janë të preokupuar me madhësinë e penisit të tyre se sa që janë femrat. Pikërisht, vetëm 10 për qind e femrave të cilat kanë marrë pjesë në anketë kanë thënë që madhësia u është e rëndësishme për seks të mirë, derisa 67 për qind kanë pranuar që për seks dhe kënaqësi të mirë në dhomën e gjumit janë teknika dhe paraloja.
Konstatimi: Urinimi në pozitën ulur është më i mirë për fshikëzën
Mbase keni dëgjuar që më me efikasitet do të zbrazni fshikëzën tuaj nëse uleni sesa kur urinoni në këmbë. Mirëpo, disa ekspertë konstatojnë që situata është krejtësisht e kundërt, andaj për shkak të këndit të gypit të urinimit, derisa jeni ulur, urinimi është më i vështirë, për ç’shkak konsiderohet që pikërisht urinimi në pozitën në këmbë është më efikas.
Konstatimi: Sperma juaj ka mungesë hidrokarburesh
Edhe pse ekzistojnë shumë hulumtime të cilat kanë përpunuar çështjen e dobisë shëndetësore të spermës, kjo nuk do të thotë që mund të përdorni si justifikim që nga partnerja juaj të kërkoni seks oral.
Sperma kryesisht është sheqer pemësh, përkatësisht fruktozë dhe enzime, pra hidrokarbure – thotë Marc Goldstein, profesor i mjekësisë reprodukuese dhe i urologjisë në universitetin “Cornel Weill Medical College”. /NGJYRA.COM/