Më pushto me aromë!

Gjithmonë kur pret të marrë puthjen, femra do të duhej të bartë parfum – është joshëse, këshillon Coco Chanel –  dhe nuk ka gabuar. Nuk është e lehtë të zgjedhësh parfumin e vërtetë, për të duhet gjurmuar, mirëpo, para së gjithash, duhet njohur personin të cilit ia përkushtoni…

Nga këto përvoja lidhur me partnerin, të dashuruarit më gjatë të do të mbajnë në mend pikërisht aromën. Madje 81 për qind e femrave ndihen se si përbërësit e rrallë nga shishet e tyre të adhuruara do t’u japin nxitje seksipilitetit të tyre dhe do t’i bëjë edhe më atraktive.

Me plot të drejtë, sepse edhe 84 për qind e meshkujve pranojnë se si parfumi i femrave shumë më tepër do t’i “ndezë” sesa veshjet seksi, flokët apo fustanet.

Prandaj, edhe mjeshtri i aromave Jean Paul Guerlain, shpjegoi dashurinë ndaj parfumeve: “Pasi që të gjitha kopsat dhe të gjitha veshjet të hiqen, dashnorët mbeten të veshur vetëm me parfum”.

Rregulli i mjeshtrit

parfumi33

Në zgjedhjen e kompozimeve ideale të parfumeve kurrë mos u nisni nga aroma të cilën e keni nuhatur te ndonjë person tjetër. Çdo përbërës parfumi thjesht reagon ndryshe në lëkurën e tjetrit.

Parfumi nuk është deodorant dhe nuk bën të qitet në tërë lëkurën, apo, edhe më keq, nëpër rrobat, sepse ai nuk mbulon aromat, por i thekson – ai hapet në reaksion me lëkurën.

Prandaj, parfumet përbëhen nga shumë nota sikur piramidat. Notat bazike, më së shpeshti të lashta, ndihmojnë që parfumi të zgjasë më shumë, notat e mesme janë zemra e parfumit dhe zgjasin disa orë, ndërkaq notat më të këqija zgjasin disa minuta dhe krijojnë vetëm përshtypjen e parë.

Parfuni qitet në qafë, pas veshëve, në nyja, nën gjoks, përkatësisht në vendet ku më së miri ndihet pulsi. Aromat e rënda, luksoze, më së miri  është të përdoren dimrit, ndërkaq verës janë të preferuara parfumet e freskëta, më të lehta.

Derisa jeni duke zgjedhur, mbajeni në mend që nuhatja ka kapacitet midis tri dhe gjashtë aromave, andaj mos provoni më shumë parfume njëkohësisht. /NGJYRA.COM/     

parfumi444

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply