I njohim për rolet e tyre shumë të mëdha, por që me kalimin e kohës, fatkeqësisht, ata aktorë/aktore po hyjnë në listën e yjeve në zhdukje.
Shumë prej filmave të tyre tashmë nëpër botë po shiten për çmime shumë të ulëta, për shkak se një numër i madh i tyre janë hequr nga lista A e aktorëve.
Megjithatë, vlerat e tyre nuk mund të shuhen për shkak se një CD-shop ka vendosur që filmat e tyre t’i shes në qoshkun “Gjithçka 1 euro”.
E për t’i hequr këta aktorë e aktore nga lista e yjeve në zhdukje, do të kishte qenë mirë që filmat e tyre t’i shikojmë kohë pas kohe, megjithëse jemi të bindur se ata veçse i keni parë.
Duhet ta keni parasysh se lista është përpiluar nga mediat e huaja, dhe jemi të bindur se do të befasoheni kur ta kuptoni se në mesin e kësaj liste është edhe një yll shqiptar!
Se për kë bëhet fjalë, hidhjani një sy listës në vijim:
Brendan Fraserin e njihni me siguri nga filmat: “George of the Jungle” më 1997 apo “Still Breathing” nga 1998, por ai ka luajtur edhe në filma tjerë, ndërsa më i preferuari nga të anketuarit është “The Mummy”.
Eliza Dushkun e njohim të gjithë me rolet e saja në “Bring It On” (2000) apo “Buffy the Vampire Slayer” (1997). Më i famshmi tek ne ndër filmat e saj ka qenë filmi horror “Wrong Turn”, ku Eliza u paraqit me shqiponjën dykrenare në gjoks.
Amanda Bynes njihet për rolet e saja në filmat “What a Girl Wants”, “Hairspray” dhe “Easy A”. E tani, krejt çka dëgjojmë nga ajo, janë data se kur është futur në rehabilitim dhe kur do të dalë nga rehabilitimi.
Motrat Olsen, Mary dhe Ashley, edhe pse karrierën e tyre prej aktoreje e kanë nisur qysh kur ishin 9 muajshe në serinë televizive “Full House”, që u transmetua nga 1987 deri më 1995, ato kanë nisur të zhduken nga bota e filmit, por që po merren me modë e me makiazh.
Edhe problematikja Lindsay Lohan bën pjesë në këtë listë, dhe besojmë se nuk e keni të vështirë t’ia qëlloni përse. Ajo ka luajtur në filma të njohur, e ndër më të njohurit është ai “Mean Girls”. Tani ajo po ka telashe të mëdha me drogën dhe alkoolin.
Alicia Silverstone është bërë e famshme me komedinë e famshme “Clueless” të vitit 1995. Por që nga atëherë, asaj nuk i janë dhënë edhe shumë role të mëdha.
Haley Joel Osment. Me siguri se e mbani mend djaloshin e vogël simpatik nga filmi “The Sixth Sense” me Bruce Willis më 1999. Ky është pra ai. Megjithëse pati fituar çmim për atë rol, nga ajo kohë e deri më sot nuk ka luajtur në role kryesore. /NGJYRA.COM/