Kush ju përshtatet më së miri për seks

Me ndihmën e numrit të bioritmit mësoni se çfarë janë apetitet tuaja seksuale, si qëndron me shkathtësitë dashurore partneri juaj dhe me kë në mënyrë të përgjithshme më së miri përshtateni në seks. Numri i bioritmit fitohet duke i mbledhur të gjithë numrat nga data e lindjes pa përfshirë vitin e lindjes. Për shembull nëse jeni lindur më 14.12.1981, numri i bioritmit është: 1+4+1+2 = 8 ose nëse jeni lindur më 27.11.1980, numri i bioritmit tuaj është 2+7+1+1 = 11, respektivisht 1+1 = 2.

numerologjia111

  1. Femra: Është e zjarrtë dhe që nga rinia e saj e hershme gjurmon për dashurinë e vërtetë. E zjarrtë, por plot ëndrra dhe idealiste. Ka të zhvilluar intuitën dhe di të kënaqë mashkullin. Jeton për dashurinë, por assesi për aventura.

Mashkulli: Kënaqet me seksin dhe është i prirë për perversitete, të cilat i arsyeton me fantazinë e pasur. Kur hedh grepin, nuk heq dorë derisa të kap gjahun. Është dominues në seks. 1. Përshtatet me 8, 6 dhe 3. Duhet shmangur 2 dhe 9.

  1. Femra: Nuk kënaqet posaçërisht në seks, por nuk dorëzohet lehtë. Ajo këtë e konsideron detyrë të cilën e bën me përkushtim. Megjithatë, herët krijon marrëdhëniet seksuale.

Mashkulli: Është romantik, i pavendosur dhe jo edhe aq dashnor i mirë, iniciativën ia lë femrës. Pasi që është pjesërisht i papërgjegjshëm, u rekomandohet femrave që në marrëdhënie me ta të jenë të kujdesshme dhe vetë të mbrohen nga shtatzënia e padëshiruar. 2 përshtatet me 6 dhe 8. Duhet shmangur 3 dhe 7.

  1. Femra: I tërë trupi i saj është zonë erogjene. Në kërkim të vazhdueshëm për mashkullin ideal, është e prirë për atë që shpesh ndërron partnerët. Në të vërtetë këtu kemi dy ekstreme. Totalisht e painteresuar, apo jashtëzakonisht seksuale.

Mashkulli: Dashnor i vërtetë, grusht i hekurt, nëse gjen partneren e cila i ndjek të gjitha kërkesat e tij lidhur me erotikën, dhe seksin deri në dhembje. 3 përshtatet me 6 dhe 5, ndërkaq duhet shmangur 2 dhe 9.

  1. Femra: Zjarr i fshehur, çon drejtpërdrejt në ekstazë, dominuese në shtrat. Ajo ndërmerr iniciativat, është dashnore e shkëlqyeshme.

Mashkulli: Dashnor i qëndrueshëm, i prirë për dashuri maratonike, por është egoist. 4 përshtatet me 8, 6 dhe 5. Duhet shmangur 2 dhe 1.

  1. Femra: Ngopet shpejt me çdo partner seksual. Kur nuk gjen inovacione, ndërron partnerin, mirëpo kur vërtet dashuron, është ëndërrimtare dhe plotëson çdo kërkesë të partnerit të saj.

Mashkulli: I shkollës franceze, mashkull shumë potent, të cilin e eksiton bukuria e trupit të femrës. Di të jetë egoist. 5 përshtatet me 8, 2 dhe 3. Duhet shmangur 6 dhe 9.

  1. Femra dhe mashkulli: Nuk ka dallime të mëdha midis gjashtëshes femër dhe gjashtëshes mashkull. Seksi për ta është kënaqësi. Kanë apetit të fuqishëm seksual, por njëkohësisht kërkojnë butësi dhe komplimente. Paraloja është e obligueshme, madje e gjatë dhe jo monotone. 6 përshtatet mirë me 2, 3, 3 dhe 4. Duhet shmangur 5 dhe 9.
  2. Femra: Është mistike, por udhëheq lojën, ndryshon poza dhe dikton tempin.

Mashkulli: Është jashtëzakonisht potent, ëndërrimtar dhe origjinal. Kultivon teknika të Lindjes së Largët. Seksi me shtatëshen është vozitje eksituese, stacioni i fundit i të cilit është orgazma. 7 përshtatet me 2, 7 dhe 6. Duhet shmangur 1 dhe 5.

  1. Femra: Nga mashkulli kërkon çdo gjë që i bie në mend. Seksualisht çliron personalitetin, kërkon të pamundshmen, dëshiron t’i ndërrojë partnerët.

Mashkulli: I shpejtë, potent, ëndërrimtar, seks makinë është fjala e  vërtetë e cila e përshkruan atë. 8 përshtatet me 5, 2 dhe 8, ndërkaq duhet shmangur 6 dhe 1.

  1. Femra: Seksi për të është diçka e bukur dhe sublime. Është e gatshme për poza klasike, ndonëse kur i zgjohen emocionet di të jetë dashnore shumë e shkathët.

Mashkulli: Këtë duhet vetëm ta kapësh, posaçërisht maskulitetin dhe cilësitë e tij. 9 përshtatet mirë me 8 dhe 1. Duhet shmangur 6 dhe 2. /NGJYRA.COM/    

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply