Njihuni me “robotët vrasës”, helikopterë xhepi

Në Afganistan dhe në vatrat të tjera të luftës kanë filluar të përdoren helikopterët miniaturalë, të cilët mund t’i mbash në shuplakë të dorës, por të cilët i zbulojnë pozicionet e talebanëve, respektivisht armikut.

Ky helikopter i gjatë vetëm 10 centimetra dhe peshon vetëm 16 gramë, përdoret nga britanikët për t’i zbuluar vatrat e mitralozave të talebanëve dhe të ekstremistëve të tjerë.

Helikopteri, i madhësisë së lodrës së fëmijëve, mund bëjë fotografime dhe video-regjistrime.

Burimet ushtarake thonë që ai vogëlush “black hornet nano” ka “mundësi të tmerrshme”, sepse, veç tjerash, mund të fluturojë edhe kur ka erëra të fuqishme.

nano222

Ky helikopter xhepi është vetëm një ndër çuditë teknologjike të cilat përdoren në luftërat e tashme, ndërkaq ekspertët tërheqin vërejtjen posaçërisht në robotët ushtarë, të cilët nuk do të jenë në gjendje të dallojnë civilët nga ushtarët.

Sipas disa paralajmërimeve, roboti i parë vrasës është dashur të jetë i prodhuar në mesin e vitit 2014, mirëpo nuk është i vogël numri i atyre që konstatojnë që ushtarët e metaltë tashmë janë bërë realitet.

Ithtarët e betejave të këtilla thonë që lufta e robotëve do të ulë vrasjet dhe plagosjet e njerëzve. Kundërshtarët ndërkaq, përgjigjen se si mungesa e vetëdijes njerëzore i bën robotët të paaftë për të vepruar në harmoni me ligjet e luftës. /NGJYRA.COM/    

nano111

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply