Muzika është ndihmëse fantastike. Nëpërmjet saj mund ta fusni dikë në shtrat, dhe ja se si atë person ta mbani sa më gjatë në të. Ju paraqesim këngët më të mira për momentet më të bukura!
Harder, better, faster, stronger – Daft Punk
Nëse vetë titulli nuk jua ka zgjuar imagjinatën, kjo këngë me siguri do të arrijë të ketë sukses.
Wicked Game – Chris Isaak
Tempi specifik dhe fjalët garantojnë atmosferë të shkëlqyeshme. Madje as spoti nuk është për t’u nënçmuar.
Feel Like Making Love – Bad Company
Qoftë se dëshironi t’i krijoni atmosferë të këndshme apo ta ngrini në një nivel më të lartë, kjo këngë është pikërisht për ju!
Sexual Healing – Marvin Gaye
Kur është fjala për “shërim” seksual, kjo këngë është mjeku më fantastik i mundshëm.
You shook me all night long – AC/DC
Derisa kjo këngë të jetë duke buçitur, edhe shtrati me siguri do të buçasë. Kini kujdes të mos rrëzoheni.
Whole Lotta Love – Led Zeppelin
Led Cepelin i vjetër dhe i mirë do t’ju sjellë dashuri të shumta të vjetra, dashuri të zjarrtë. Ngrini tonin!
Pumpin’ – Lucky Man Project
Këta tinguj të freskët, sikur janë krijuar për… mbushje. Ndërkaq fuqia nuk mund të bjerë.
Insatiable – Darren Hayes
Për pak çaste romantike, as notat e buta nuk janë për t’u lënë anash.
Battery – Metallica
Kur do t’ju nevojitet t’i mbushni bateritë, provojeni me muzikën e këtillë. Do të jeni plot energji! /NGJYRA.COM/