Gjashtë ide të thjeshta nga të cilat janë fituar miliarda dollarë

Të nxitur për të kërkuar zgjidhje të problemeve të ndryshme të jetës, mirëpo edhe duke u ballafaquar me monotoninë, te shumica e njerëzve kanë lindur ide të ndryshme, të cilat po na zbukurojnë dhe lehtësojnë jetën, ndërkaq ata tani janë bërë miliarderë.

Ju rikujtomë disa prodhime nga të cilat aktualisht fitohen miliarda, ndërkaq në fillim janë dukur vetëm si ide të ndonjë të dehuri.

1. Kompania Spanx, e cila prodhon rroba të cilat formësojnë trupin, është themeluar më 2000, me një kapital fillestar prej pesë mijë dollarësh. Aktualisht ka vlerën e një miliardë dollarësh, ndërkaq prodhimet e saj shiten në dhjetëra shtete të botës.

Spanx celebrities

Sara Blakely, duke mos dëshiruar që nën fustan t’i “vizatohen” rrobat e brendshme, ka veshur gete, duke ua prerë geteve pjesën e shputave. Me gete të këtilla ndihej më e shtrënguar, andaj pati vendosur të krijojë produktin në të cilin femrat do të ndiheshin më rehat.

2. Kompania Kleenex në vitin 2011 vlente pothuajse gjashtë miliardë dollarë, ndërkaq produktet e saj mund të gjenden në shumë shtete të botës. Produktin e parë e ka prodhuar në vitin 1920. Ideja ishte e Kimberly-Clarkut.

Kleenex-Products

Gjatë idesë së mbushjes së produktit “Kotex” higjienik për femra që përdorin gjatë menstruacioneve prodhuesi ka ndryshuar përzierjen e përbërësve, dhe krijoi produkt më të butë dhe më të rehatshëm.

3. Corn Flakes Kellogg’s është themeluar më 1894. Kellogg vetëm në ushqimin për kafjall në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012 psh. ka fituar 2,8 miliardë dollarë. Aktualisht produktet e tij gjenden në 18 shtete të botës, ndërkaq kanë depërtuar në tregun e 180 shteteve.

Corn Flakes Kellogg

Ka ndodhur kur rastësisht ka lënë tenxheren plot me grurë të zier të qëndrojë në furrë disa ditë. Është krijuar përmbajtja e cila kundërmonte në aromë myku, mirëpo prodhimi u bë i ngurtë dhe i thatë. Dy vëllezërit e zgjidhën problemin e mykut, ndërkaq nga mbetjet e përmbajtjes bënë fjolla gruri.

4. Post-it® është shpikur në vitin 1974. Për ata që nuk e dinë, fjala është për letrën, më së shpeshti me ngjyrë, e cila ngjitet vetëm në majë, ndërkaq e përdorim për të shkruar porosi të cilat na rikujtojnë se çka duhet të bëjmë gjatë ditës.

Post-it

Me to janë fituar miliarda dollarë. I ka ideuar disenjatori Art Fry.

5. Frisbee është shpikur më 1937, ndërkaq janë shitur qindar milionë copë. E ka shpikur Walter Frederik Morrison, ndërkaq ideja i ka lindur derisa ishte me të dashurën duke pritur kremtimin e Ditës së Falënderimeve.

Frisbee_2

Idenë e vet Morisoni në vitin 1955 ia ka shitur Kompanisë Whom-O, ndërkaq deri në vitin 1970 në emër të tantiemës ka fituar gjysmë milionë dollarë.

6. Nallane gome (Crocs) kanë dalë në treg jo edhe para shumë vjetësh – më 2002. Për vetëm 6 vjet me këtë produkt janë fituar 900.000 milionë dollarë, ndërkaq më 2011 fitimi arriti deri në një miliard dollarë.

crocs22

Ato i kanë ideuar novatorët Scott Seamans, George B. Boedecker Jr. dhe Lyndon Duke Hanson. Për herë të parë i kanë ekspozuar në një panair dhe menjëherë i kanë shitur të gjitha eksponatet. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply