Pijet më të shtrenjta në botë

Kurdo që na ndodh që të gjithë të paguajmë çmim të lartë për konsumim alkooli, është mirë të na kujtohet kjo listë e pijeve më të shtrenjta në botë, që po e japim më poshtë, por mund vetëm t’i shikoni me sy.

5. Dalmore 62 Single Highland Malt Scotch Matheson

pija5

Janë prodhuar vetëm 12 shishe të kësaj pijeje luksoze, ndonëse nuk dihet se sa nga to janë pirë nga adhuruesit. Megjithatë, besojmë që me kujdes do t’i kenë konsumuar – çmimi i një shisheje është jo më pak se 60.000 dollarë!

4. Macallan Single Malt Whiskey

pija4

Kjo shishe paraqet margaritarin e “koleksionit të pijeve të mira të rralla” të Macallanit, ndërkaq çmimi fillestar i kësaj pijeje sillet prej 38.000 deri te 75.000 dollarësh për një shishe!

3. Ultra Premium Tequila Ley 

pija3

Krahas tekilës së shkëlqyeshme dhe statusit të njërës ndër pijet më të shtrenjta në botë, ky brend mund të jetë i famshëm për shishen më të shtrenjtë të pijeve alkoolike. Sa kushton një shishe e tekilës më cilësore nga platini dhe ari? Plot 255.000 dollarë.

2. Diva Vodka

Picture 186

Njëra ndër shishet më të rralla të kësaj liste e cila përmban uiski, ironikisht është prodhuar jo në Rusi, siç do të kishit menduar, por në Skoci. Para se të mbushej, kjo vodkë me çmim përrallor del nga  diamantet dhe gurët e çmueshëm. Çmimi i një shisheje të këtillë është një milionë dollarë!

1. Henri IV Dudognon Heritage Cognac Grande Champagne

pija1

Surprizë! Njiheni Henrin IV, shishen më të shtrenjtë të pijes alkoolike në botë. Përshëndetuni për dore me të me respekt, i ka madje 100 vjet! Shishja është stolisur me ar prej 24 karatësh dhe platin me 6.500 diamante. E po çmimi, cili është? Plot 2.000.000 dollarë! E pra, gëzuar! /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply