8 gjëra të cilat secila femër duhet t’i dijë për partnerin e saj

I njihni nevojat e partnerit tuaj? Ekspertët thonë që lidhjet e fuqishme kërkojnë që vërtet të njihni atë që partnerin tuaj e prek. Nuk është me rëndësi sa gjatë  jeni bashkë, gjithmonë ekzistojnë mënyra që të forconi dashurinë tuaj. Është me rëndësi vetëm t’i dini informatat e rëndësishme të cilat lidhjen tuaj mund ta avancojnë në një nivel më të lartë.

1. Ç’është ajo që ndien kënaqësi?

Disa meshkuj dëshirojnë të rregullojnë gjëra, derisa të tjerët madje nuk kanë as një vegël në shtëpi. Interesohuni dhe shikoni se për çka është i dobishëm dhe shfrytëzojeni.

2. Çka i ndihmon që të relaksohet?

Nuk është me rëndësi a është ndonjë seri televizive, film, ndeshje sportive apo diçka tjetër. Inkurajojeni dhe nxiteni të kënaqet me kohën të cilën duhet t’ia përkushtojë vetes.

3. Sa shpesh mendon për ish-të dashurën?

Mbase janë ndarë kaherë, mirëpo ndonjëherë e ka të vështirë të fillojë tërësisht nga fillimi. Keni të drejtë të dini për këtë dhe t’i thoni se ju pengon. Natyrisht, situata është më e komplikuar nëse kanë fëmijë të përbashkët. Bëjani me dije që e kuptoni si edhe nevojën e tij që të ketë ndonjë marrëdhënie dhe përkraheni.

dashuria4444

4. A është i majtë apo djathtë?

Këtu nuk është fjala me cilën dorë shkruan. Fjala është për qëndrimet e tij politike të cilat dinë të bëhen pengesë në lidhje dashurie. Mbase edhe nuk mund të jetë ashtu. Bisedoni lidhur me këtë temë.

5. Si të veproni me të në mënyrë që t’jua hap zemrën?

Meshkujt kanë nevojë për bisedë, por jo se edhe femrat. Përpiquni në drejtim të tillë që t’i ndani bashkë interesimet, por jo vetëm kur ju dëshironi.

6. Çka e eksiton?

Disa femra kurrë nuk e bëjnë hapin e parë, mirëpo meshkujt dëshirojnë ta bëjnë atë hap. Nëse veshët janë zonë erogjene e tij, afrojuni, përkëdheljani dhe bëjani me dije se sa e dashuroni.

7. Çka ia prish humorin?

A është ai momenti kur humb ekipi sportiv i tij, përvjetori i vdekjes së prindërve të tij – duhet patjetër ta mësoni ç’është ajo që të dashurin tuaj e bën të pikëllohet.

8. Cili është ekipi i tij i zemrës?

Mbase ju urreni të shikoni ndeshje sportive ndërkaq ai do. Edhe pse ju do ta keni të vështirë, uluni pranë tij dhe shikoni bashkë ndeshjen. Ai do t’ju vlerësojë për këtë kujdes. Bëhuni inovative dhe dhuroni ndonjëherë biletë për ndeshje në të cilën do të shkoni bashkë. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply