Që qeshja nuk është e parrezikshme siç duket, tregojnë të dhënat mbi “epideminë e qeshjes”, e cila para 52 vjetësh sulmoi Tanganyikan.
Epidemia e qeshjes në Tanganyika, më 1962, ka ndodhur kur ka shpërthyer histeria masive, për të cilën besohet që ka filluar në afërsi të fshatit Kashasha, në bregdetin perëndimor të liqenit Victoria, në datën 30 janar.
Simptomat të cilat i kanë shfaqur të sëmurët, pos qeshjes, kanë qenë edhe të dhembshme, të fikët, ënjtja, probleme me frymëmarrje, sukrepi, sulmi i të qarit, klithje pa kontroll.
Epidemia e qeshjes ka filluar në shkollën e vajzave të cilën e drejtonin misionarët.
Qeshjen e filluan tri vajza, ndërkaq shumë shpejt u përhap te nxënësit e tërë shkollës, më saktë te 95 syresh nga 159 nxënësish të moshës 12 deri 18 vjeç.
Simptomat te të infektuarit kanë zgjatur nga disa orë deri në 16 ditë.
Me qeshje infektuan edhe mësuesit e asaj shkolle, mirëpo thoshin që pjesëmarrësit nuk kanë mundur të përqendroheshin në mësime, të cilat shumë shpejt është dashur të ndërpriten, ndërkaq shkolla është mbyllur.
Pasi që nxënësit janë liruar të shkonin në shtëpi, epidemia është përhapur në Nshamba, fshat në të cilin ka jetuar shumica e nxënësve të kësaj shkolle.
Sulmet e qeshjeve në fshat pastaj i goditën 217 njerëz, shumicën nxënës dhe të rinj dhe persona të rritur.
Shkolla sërish është hapur në maj të po atij viti, mirëpo po për shkak të kësaj epidemie sërish është mbyllur në qershor.
Epidemia e qeshjes pastaj është përhapur edhe në fshatin tjetër Ramashenye. Atje sulme të qeshjeve kanë pasur 48 vajza.
Mirëpo, aty nuk ishte edhe fundi i epidemisë, qeshja në të vërtetë u përhap edhe në vende të tjera të Tanganyikas, e cila tani është pjesë e shtetit afrikan Tanzani.
Rreth tetë muaj më vonë ky fenomen ka filluar të shuhej.
Për shkak të kësaj epidemie janë mbyllur 14 shkolla dhe i ka sulmuar rreth 1.000 njerëz. /NGJYRA.COM/