Një mashkull të tillë duhet ta braktisni!

Nuk është ai i duhuri por është i pashëm… Ky është një prej arsyetimeve më të shpeshta të femrave, që tashmë, madje, është bërë dhe qesharak. Lidhja e dashurisë që nuk ecën në fillim, nuk do të ecën as pas gjashtë muajsh. Në vend që të hiqni keq – më mirë do të ishte të hiqni dorë…

Këta janë tipat e meshkujve të cilëve u duhet thënë jo, dhe atë sa më parë:

Mashkulli i martuar

Nuk do ta lë gruan për shkakun tuaj – që do të thotë se nuk është në rregull të jeni më të, derisa ai është në bashkëshortësi me dikë tjetër. Hiqni dorë nga ky tip i meshkujve dhe atë pa menduar fare.

Ish-i i shoqes

Nëse ish i dashuri i shoqes suaj është ai i shkollës së mesme atëherë nuk ka shumë arsye për brengosje – mirëpo, nëse bëhet fjalë për dashurinë e zjarrtë të saj – për të cilin ndoshta vuan ende – atëherë, duhet të hiqni dorë. Shoqet janë më të rëndësishme sesa lidhjet joserioze me meshkujt, dhe nëse e humbisni shoqen do të humbisni më shumë sesa një mashkull.

zemra2

Ish-i yt

Sigurisht se ka ekzistuar ndonjë arsye kur ju i keni dhënë fund lidhjes tuaj, apo jo? Nëse lidhjen tuaj e keni ndërprerë shumë kohë më parë dhe tash po ju shkon mirë, atëherë në rregull – mirëpo, nëse jeni prapë bashkë, ndërsa gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, ekziston rreziku i madh se lidhja juaj do të përfundojë sërish, siç përfundoj dikur.

Tipi i cili e do ish-in e tij

Nëse e vëreni ndryshimin e disponimit tek ai kur ia përmendni ish të dashurën, atëherë, duhet ditur se ai ende nuk e ka tejkaluar dashurinë që ndjen ndaj saj – dhe lidhja me ju për të është vetëm një mënyrë për ta harruar atë. Kjo nuk do të ishte fer – andaj, nuk ka edhe shumë arsye pse duhet të jeni me një mashkull të tillë. /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply