Sipas një studimi të ri të kryer në mesin e miliarderëve të botës, të realizuar nga Wealth-X and UBS, miliarderët kanë në posedim paranë e gatshme – kesh, në vlerë prej 600 milionë dollarësh secili, që është shumë më e madhe se GDP e Republikës Dominikane, për shembull.
Kjo shumë e parave kesh është për 60 milionë dollarë më e lartë se ajo e vitit të kaluar, dhe është e barabartë me 19 % të vlerës totale të aseteve që posedojnë miliarderët e botës.
Vlera të cilën e mbajnë në kesh miliarderët, po ashtu është me e lartë se sa investimi që ata kanë bërë në tregun e paluajtshmërisë – ku një miliarder llogaritet t’i ketë investuar 160 milionë dollarë.
Simon Smiles, drejtor i USB Wealth Management, thekson se familjarët e miliarderëve dhe përgjegjësit e financave të tyre janë të fokusuar në të njëjtën pyetje – çfarë të bëjnë me paratë dhe ku t’i investojnë ato.
Mbajtja e shumave të mëdha të keshit nuk është vetëm çështje e miliarderëve, por edhe e milionerëve dhe multimilionerëve, të cilët po ashtu kanë shtuar shumën e parave kesh – që tashmë arrin në 20-30 % të vlerës totale të kapitalit që ata posedojnë. /NGJYRA.COM/