Çka mund të mësoni për vagjinën tuaj!

Nëse nuk keni mike të besueshme me të cilën mund të këmbeni përvojat seksuale, kjo është mënyra më e mirë që të mësoni disa nga gjërat më të rëndësishme të vagjinës suaj!

Nga disa sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të sëmureni edhe kur e përdorni prezervativin

Nuk është inkurajuese, mirëpo është arsye përse seksi me mashkullin e panjohur nuk është ide edhe aq e mirë. Nëse keni pasur kontakt me lëkurë të infektuar në fshikëz urine apo në qime, akoma mund të jeni burim infektimi.

Përdoreni

Kjo zakonisht ka të bëjë me femrat në menopauzë, mirëpo vagjina “e papërdorur” mund të krijojë inde të brishta, madje edhe vagjina do të zvogëlohet, gjë që mund ta bëjë seksin të vështirë dhe të dhembshëm.

vagj2

Shumica e femrave nuk mund të përjetojnë orgazmën nga penetrimi

Nuk keni humbur kurrfarë përvoje të veçantë nëse nuk keni përjetuar orgazëm vetëm nga penetrimi. Shumica e femrave kurrë nuk e kanë përjetuar, mirëpo akoma kanë jetë perfekt të kënaqshme seksuale.

Këshillë e zakonshme që të gjeni pikën-G

Pika-G ekziston te secila femër, por në vend të ndryshëm, andaj mos u frustroni nëse që në fillim nuk mund ta gjeni tuajën. Zakonisht, është diku pranë murit të parë të kanalit vagjinal. Disa femra mund ta gjejnë duke vënë gishtin në pozitën “eja këtu” dhe duke lëvizur lart-poshtë derisa të gjendet vendi.

Vagjina juaj nuk është e thënë të ketë aromë trëndafili

Vetëm për atë që ekzistojnë qindra produkte të cilat ndihmojnë që vagjina juaj të jetë e pastër dhe “e aromatizuar”, kjo nuk do të thotë që mu kjo është ajo që e dëshirojnë meshkujt. Nëse ju pëlqejnë produktet e këtilla – okej. Mirëpo mos i përdorni nëse nuk jeni vetë të sigurta.

Testi-papa mund të zbulojë vetëm një lloj kanceri

Kanceri në qafën e mitrës. Nuk mund të zbulojë kancerin në vezore apo në zorrën e trashë. Nëse jeni të brengosura për ndonjërën nga këto, kërkoni ndihmë nga mjeku.

vagj3

Nevoja për lubrifikantë është normale

Shumë femra kanë probleme me mungesën e lubrifikantëve natyralë. Mos u ndieni keq dhe mos ngurroni, por kërkoni ndihmën e lubrifikantëve.

Gjëja për të cilën askush nuk dëshiron të bisedojë…

Zëri i cili duket sikur lëshim i ajrit i cili del nga vagjina apo e ashtuquajtura pordhë vagjinale. Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni që partneri juaj do të mendojë që me ju diçka nuk është në rregull.

Me siguri ka pasur rast të dëgjojë këtë gjë. Kjo ndodh kur ajri shtyhet në vagjinë gjatë marrëdhënies seksuale, ndërkaq me ndërrimin e pozitës del jashtë. Nëse ju ndodhë kështu vetëm injorojeni dhe vazhdoni aty ku keni mbetur. /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply