Rivaliteti midis dy prodhuesve më të mëdhenj të pijeve të gazuara, Coca Cola dhe Pepsi, po zgjat më shumë se një shekull. Në të vërtetë, ky është një ndër tregimet më legjendare ndonjëherë në luftë të dy brendeve në botën afariste.
“Saga” fillon në vitin e hershëm 1886 kur John Stith Pemberton zhvilloi recetën origjinale të Coca Cola-s. Pepsi Cola shfaqet në treg 13 vjet më vonë nga farmacisti Caleb Bradham.
Atëkohë, Coca-Cola shitej në rreth një milionë litra në vit. Coca-Cola shpejt zhvillon shishen e vet “kult”, andaj edhe përhapet edhe në tregun evropian.
Ndërkohë, Pepsi bankrotoi për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore, ndërkaq tetë vjet më vonë sërish u ballafaqua me bankrotim, mirëpo shpejt ngrihet në këmbë të veta dhe shton shitjen.
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore Pepsi shton investimet e veta në marketing dhe fillon të shesë pijet e veta në kënaçe. Gjatë pesëdhjetë vjetët e kaluar, Coca-Cola fuqishëm u fokusua në reklama televizive, ndërkaq edhe Pepsi e ndoqi atë, duke mos dëshiruar të humbë konkurrencën.
Coca-Cola del në bursë, ndërkaq në vitin 1962 lanson brendin e ri “Sprite” – i cili shumë shpejt u bë njëri ndër brendet më të suksesshme botërore.
Bashkimi me prodhuesin e snack ushqimit – kompaninë e Frito-Lay, Pepsit i solli përparësi të shumta dhe i ndihmoi dukshëm, posaçërisht në decenien e fundit. Nga ana tjetër, Coca-Cola qëndroi në fushën e prodhimit të pijeve.
Edhe pse brendet e pijeve të Pepsit mbase nuk janë aq të forta, puna me prodhimin e ushqimit snack, të ashtuquajtura ‘rrëmojëse’ thjesht lulëzon.
Coca-Cola zë pjesën më të madhe të tregut të pijeve, mirëpo Pepsi për shkak të vëllimit më të gjerë të afarizmit fiton më shumë të ardhura.
Nga fillimi i themelimit e deri në ditët e sotme, edhe Coca Cola, edhe Pepsi kanë bërë ndryshime të shumta në pamje të logotipive të tyre.
Me kënaqësi përqafuan popullaritetin e medieve digjitale, andaj edhe shfrytëzuan të gjitha përparësitë e marketingut të cilat rrjetet shoqërore sot u ofrojnë kompanive. /NGJYRA.COM/