Ka qenë vetëm një ëndërr për shumë dekada- një veturë që mundë të fluturonte për t’iu shmangur trafikut të dendur.
Por këtë ëndërr e ka bërë realitet një film sllovake që pohon se e ka zgjidhur problemin e shumë vozitësve.
Vetura e quajtur “AeroMobil” mund të fluturojë më shumë se 430 milje me vetëm një rezervuar dhe mund të parkohet në një hapësirë normale për vetura pasi krahët i mbyllen gjatë udhëtimeve rrugore.
Versioni i fundit është gjenerata e tretë e kësaj veture që nuk ishte e njohur me dy modelet e para, raporton Koha.