India me shekuj është e njohur për peizazhet e mrekullueshme, bukuritë e mrekullueshme natyrore dhe kulturore, mirëpo në këtë vend natyrisht janë edhe njerëzit të mrekullueshëm…
S’ka dyshim që keni dëgjuar për Goun, Delhin dhe Taxh Mëhallën, mirëpo ne do t’ju zbulojmë edhe dhjetë vende të cilat ia vlen t’i vizitoni.
1. Lugina Nubra
Gjendet përafërsisht në 3.000 metra lartësi mbidetare. Kjo luginë ofron pamje të peizazheve të cilat mbase është e pamundur t’i gjeni në vende të tjera të botës.
2. Chettinad
Gjendet thellë në Tamil Naduu, kjo krahinë thjesht është mirë të vizitohet nëse adhuroni arkitekturën e mrekullueshme, apo ushqimin e mirë me mëlmesa të shumta.
3. Lugina Zanskar
Gjendet në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Kjo luginë është bërë vendbanim për vetëm 13.000 banorë. Krahas manastireve piktoreske, fshatrave nga disa kohë të lashta, natyra e egër do t’ju pëlqejnë shumë.
4. Ishujt e Andamanit dhe Nikobarit
Nëse ekziston parajsa diku në botë, atëherë atë do ta gjeni në këta ishuj. Gjenden jo larg bregdetit indian, në detin e kthjellët me plazhe rëre, ndërsa kanë edhe peizazhe të mrekullueshme. Këtë kënaqësi mund ta shijoni me çmime jo shumë të larta.
5. Liqeni Suraj Tal
Liqeni diellor është krijuar me shkrirjen e akullnajave, ndërkaq sipas gojëdhënave konsiderohet vend i shenjtë. Për të gjithë adhuruesit e Zenas, paqes dhe thellësive është vend ideal.
6. Ghats, Varanasi
Nëse ju duhet të zgjidhni vendin në të cilin për vetëm 5 minuta do ta përjetoni tërë Indinë – Ghats do të jetë zgjedhja më e qëlluar. Në këtë vend do të mund të njiheni vërtet me të gjitha kontrastet e këtij shteti të madh.
7. Liqeni Pichola
Është ndërtuar si liqen artificial në shekullin XIV, i cili mbron rajonet përreth nga vërshimet, ndërkaq tani është i njohur, në rend të parë, për natyrën e mrekullueshme.
8. Sandakphu
Nëse dëshironi ta vizitoni këtë vend, ju duhet patjetër të dini që do t’ju duhet të bëni shumë durim. Gjithashtu, është me rëndësi të dini se temperaturat në këto lartësi mund të ulen edhe deri në minus 20 gradë celsius.
9. Athirapally
Nëse i doni ujëvarat, vendet mistike dhe paksa edhe dramatike në natyrë – Athirapallyn thjesht është mirë ta ta vizitoni. Ky është një vend i përshtatshëm për mbretërit e vërtetë të aventurizmit.
10. Ujëvarat Chitrokoot
Këto ujëvara mahnitëse janë të njohura me emrin “Niagara indiane”. Ngjyra e ujit ndryshohet sipas stinëve të vitit. Fantastike, apo jo! /NGJYRA.COM/