Katër fakte të turpshme mbi meshkujt dhe seksin!

Ç’ju nevojitet për këtë tekst? Një fletore, një laps dhe një shirit për matje, kamera e fshehtë… Shaka. Po bëjmë shaka. Ju duhet vetëm vullnet i mirë dhe pak kujdes që t’i eliminoni disa lajthitje:

Seksi… Ç’është seksi?

Ju kujtohet ai tregimi që njerëzit e përdorin vetëm 10 për qind të trurit? Po atë që meshkujt në ato 10 për qind i shfrytëzojnë për seks çdoherë kur marrin frymë?

Harrojini këto. Siç konstaton studimi i quajtur  Kinsey Reports, pothuajse pikërisht është e kundërta! Vetëm 54 për qind e “meshkujve” mendon në seks disa herë në ditë, ndërsa pjesa tjetër këtë gjë e bën një herë në javë, ndërkaq 4 për qind mezi një herë në muaj!

Po më dhemb koka

Stereotipi për mashkullin i cili është i pangopshëm me seks, dhe për të dashurën e tij, e cila më me dëshirë do të lante enët apo do të gëlqeroste kotecin (nëpër shi), sipas studimeve seksuale, duket se është e saktë.

Konstatimet tregojnë që sapo femra të hyjë në lidhje të sigurt, elani i saj seksual bie, andaj pas katër vjetësh përgjysmohet, sa që pas njëzet vjetësh seks të rregullt do të dëshironin vetëm 20 për qind e gjinisë së bukur.

Megjithatë, te meshkujt niveli i libidosë mbetet i njëjtë.

kater2

‘Do ta masim!’

“Do ta masim” do të thoshin hulumtuesit e studimit Kinsey, të cilët kanë kërkuar nga meshkujt e intervistuar që seriozisht të përshkruajnë gjatësinë e organeve të tyre gjenitale – kurrë nuk është ide e mirë!

Të dhënat e studimit të tillë konsiderohen shumë të pasigurta, ndërkaq kanë zbuluar që meshkujt homoseksualë kanë penis më të madh në krahasim me meshkujt me orientim heteroseksual.

Megjithatë, rrena i ka këmbët të shkurtra. Sipas teksteve të lëndës së urologjisë “vegla” mesatare është 13 centimetra.

Bëhu gati… Kujdes… Ç’ka?!

Duke u mbështetur në filmat pornografikë, në romane apo në bisedat e kafeneve (të tretat posaçërisht janë të vërteta), seksi mesatar zgjat midis 40 minutave dhe “gjatë tërë natës”.

Megjithatë, siç kanë treguar hulumtimet, mesatarisht seksi zgjat 3 deri në 10 minuta, ndërkaq xhirimet pornografike mesatarisht shikohen deri në 12 minuta. Seks maratonë? Më parë do të thoshim shumë i shpejtë! /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply