Mbi kulturat botërore shumë domethënie ka mënyra me të cilën pjesëtarët e tyre pinë. Para se të ngrini dolli me mikun e ri nga shtetet e jashtme, do të duhej të njiheni me zakonet të cilat janë të lidhura me pirjen e alkoolit.
Në vazhdim po ju paraqesin ato më të pazakonshmet:
Francë
Në Francë pirja e verës është ritual i vërtetë i cili shoqërohet me një sërë rregullash. Femrat gjithmonë shërbehen të parat, gota mbushet deri në gjysmë, ndërkaq konsiderohet vulgare nëse vetes ia mbushni gotën me pije.
Spanjë
Spanjollët besojnë që ngritja e dollisë me gotën me ujë sjell shtatë vjet seks të keq.
Itali
Italianët pinë vetëm ujë apo verë me racion ushqimi, derisa pirja e birrës apo të pijeve të tjera me ushqim konsiderohet e paedukatë.
Portugali
Porto vera e mrekullueshme në vendin e prejardhjes hapet në mënyrë të pazakonshme. Në mënyrë që të mos përzihen sedimentet me verën, tapa nuk nxirret nga shishja, por e tërë gryka pritet me ndihmën e darëve të nxehta dhe akullit.
Gjermani
Para kurorëzimit, miku më i mirë i dhëndrit ia “grabit” nusen dhe e çon në bar. Dhëndri duhet patjetër t’i gjejë dhe të gjithëve t’u paguajë pije, në mënyrë që të marrë nusen.
Holandë
Holandezët kanë shpikur pirjen e uiskit pa i përdorur duart. Gota kapet me gojë dhe në tërësi zbrazet në gurmaz, pastaj uiski “shuhet” me birrë.
Çeki
Në Çeki besohet që ata të cilët kryqëzojnë duart me rastin e ngritjes së dollisë do të kenë shtatë vjet seks të keq.
Gjeorgji
Në Gjeorgji gjatë secilit racion ushqimi ngrihet dolli deri në 30 herë, ndërkaq nga mysafirët e jashtëm pritet që të marrin pjesë në dolli.
Ukrainë
Nuset ukrainase duhet patjetër të qëndrojnë fortë me të dy këmbët në tokë. Ç’është e vërteta, nëse ndokush ia vjedh këpucën, mysafirët do t’i japin njëri-tjetrit të pinë verë nga ajo.
Hungari
Në Hungari në vitin 1848, 13 revolucionarë janë ekzekutuar për shkak të fillimit të kryengritjes kundër Austrisë. Ekzekutimet e tyre janë festuar me cakërrim gotash me birra, për ç’shkak tani në Hungari kurrë nuk ngrihet dolli me birrë në mënyrën e tillë.
Islandë
Islandezët aq e duan alkoolin sa që edhe e festojnë. Një marsi festohet si Ditë e birrës, derisa Verslunarmannahelgi në muajin gushtë shënohet si vikendi më i dehur në vit.
Rusi
Në Rusi janë të zakonshme dollitë e gjata të cilat përfundojnë me ndonjë shaka. Gotat dhe shishet e zbrazëta nuk i lënë mbi tavolinë, por nën të.
Kazakistan
Pija kombëtare e Kazakistanit është kumisi, qumësht i fermentuar i pelës. Është zakon që çdo pikë e mbetur e pijes të kthehet në bokall, në mënyrë që të mos hidhet poshtë.
Kinë
Kinezët e moshuar gjatë dollive gotën e mbajnë më gjatë se të rinjtë. Veç kësaj, është zakon që pija e parë të pihet “eks”, dhe për të treguar se është zbrazur gota, kthehet përmbys mbi tavolinë.
Nigeri
Vetëm kur nusja dhe dhëndri të pinë verën tradicionale nga palma, mund të konsiderohen zyrtarisht të kurorëzuar.
Australi
Në Australi hera e dytë e pijes porositet me zë të lartë. Konsiderohet pothuajse e paedukatë, nëse dikush nuk dëshiron të bërtasë.
Suedi
Në Suedi këndohet (madje me zë), para, gjatë dhe pas çdo dollie me akvavitë. Kjo pije e fortë pastaj përzihet me birrë.
Peru
Në Peru një gotë birre ndahet me miqtë. Personi i parë i cili qetë pijen, duhet të pijë një gotë të plotë pije dhe ta plotësojë para se ta përcjellë te të tjerët.
Indi
Vera është pjesë e rëndësishme e mitologjisë indiane dhe e spiritualitetit tashmë mijëra vite. Madje edhe sot e kësaj dite alkooli përdoret për arritjen e “nivelit më të lartë të vetëdijes”. /NGJYRA.COM/