Pothuajse pesë kilometra të bregut me rërë të ishullit baltik të Gjermanisë, Rügen, shtrihet hoteli më i madh në botë. Që të gjitha 10.000 dhomat kanë pamje nga deti, mirëpo që kur është ndërtuar para 70 vjetësh në të nuk ka fjetur asnjë turist.
Fjala është për hotelin “Prora” të cilin midis viteve 1936 dhe 1939 e kanë ndërtuar nazistët në kuadër të programit ‘Kraft durch Freude’, qëllimi i të cilit ka qenë përhapja e propagandës naziste nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për punëtorët gjermanë.
Në ndërtimin e hotelit kanë punuar më se 9.000 njerëz, ndërkaq ka qenë i paramenduar si: “Të gjithë në një pushimore me kinema, pishina, salla dhe porte anijesh.
Planet e Hitlerit për “Proren” kanë qenë të përmasave epike. Plani fillestar ka qenë të ndërtohej pushimore me 20.000 dhoma, në secilën do të gjendeshin nga dy krevate, dollapë dhe lavabo, ndërkaq nyjat sanitare do të kishin qenë të përbashkëta në secilin kat.
Mirëpo, lufta shpërtheu para përfundimit të ndërtimit të hotelit, andaj përparësitë e Hitelrit ndryshuan, ndërkaq një pjesë të “Prores” e morën gjermanët e ndjekur.
Më vonë u bë kompleks ushtarak i ushtrisë së Gjermanisë Lindore, ndërkaq pas bashkimit është shfrytëzuar për qëllime të Universitetit Ushtarako-Teknologjik.
Gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar atje azil kërkuan refugjatët nga hapësirat e ish-RSFJ-së.
Sot “Prora” pak a shumë është braktisur. Vetëm disa pjesëve të ndërtesës u janë ndryshuar destinimet. Tani ekziston plani që nga “Prora” të bëhet një pushimore moderne me 300 shtretër, me terrene sportive, pishina dhe me një qendër të vogël tregtie. /© NGJYRA.COM/