Një kompani ka bërë hulumtimin e personave të rritur, me qëllim që të mësojnë dëshirat më të shpeshta të cilat njerëzit dëshirojnë t’i realizojnë para se të vdesin. Kështu kanë arritur t’i regjistrojnë 50 dëshira, mirëpo ekspertët kanë konstatuar që shumica e personave të rritur dëshirojnë t’i plotësojnë vetëm pesë qëllime jetësore të tyre.
Më shumë se një e treta e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’iu kushtuar plotësimit të dëshirave dhe qëllimeve vetjake, 20 syresh janë frikësuar që gjatë realizimit të atyre qëllimeve do të mund të lëndohen seriozisht, 25 për qind konsideron se nuk janë të aftë t’i plotësojnë qëllimet, ndërkaq 12 për qind kanë pranuar që nuk kanë absolutisht kurrfarë ambiciesh që t’i plotësojnë dëshirat e tyre më të mëdha.
Në listë janë vendosur: udhëtimi nëpër botë, pagesa e kredisë, mësimi i gjuhës së re, shkuarja në një shtet tjetër…
Kjo është top-lista e 50 gjërave të cilat njerëzit dëshirojnë t’i bëjnë para vdekjes:
- Të bëhen milionerë
- Të udhëtojnë nëpër botë
- Të shohin dritën polare
- Të ecin këmbë nëpër Murin kinez
- T’i paguajnë kreditë dhe hipotekat
- Të udhëtojnë rrugëve të inkave
- Të shohin të shtatë mrekullitë e botës
- T’i shohin piramidat egjiptiane
- Të shpikin diçka që do të ndryshojnë botën
- Të shkojnë në Antarktik
- Të udhëtojnë me Orient Expresin
- Të shkojnë në safari
- Të shikojnë Taxh Mahallin
- Të mësojnë të ekzekutojnë në piano, kitarë, bateri
- Të kalojnë një natë në hotelin më të mirë në botë
- Të ndërtojnë shtëpinë personale
- Të drejtojnë veturën në rrugën e njohur amerikane 66 (Route 66)
- Të vizitojnë Laponinë
- Të notojnë me delfinë – peshkaqen
- Të emigrojnë
- Të mësojnë gjuhë të re
- Të blejnë një ishull
- Të darkojnë në restorant me yjet e Michelinit
- Të shkruajnë një roman
- Të shohin gorillat në pyje
- Të jetojnë dhe të punojnë jashtë vendit
- Të udhëtojnë me balonë
- Të pilotojnë një aeroplan
- Të udhëtojnë në Zelandë të Re me kampshtëpizë
- Të fillojnë dhe të drejtojnë punën e ëndrrave
- Të vozisin Segway
- Të shkojnë në Disneyworld
- Të luajnë bixhox në Vegas
- Të luajnë rolin e statistit në film
- T’u kushtohen punëve vullnetare
- Të provojnë bolidin e Formulës 1
- Të mësojnë të pilotojnë aeroplan apo helikopter
- Të krijojnë familje
- Të luajnë rolin e statistit në çfarëdo filmi
- Të hipin në majë mali si Mont Everesti.
- Të blejnë jaht
- Njihen me idhullin e tyre
- Të vrapojnë maratonë
- Të shohin drejtpërdrejt finalen e Garave botërore të futbollit
- Të njihen me mbretëreshën Elizabet
- Të mësojnë të surfojnë
- Të vizitojnë “Vendin e Harry Potterit në Floridë”
- Të lëshohen me litar poshtë mali
- Të kalojnë ushtrimet ushtarake
- Të zhyten në ujë me bombola oksigjeni.
A e keni parë edhe ju veten në njërin ndër këto qëllime të kësaj liste? /NGJYRA.COM/