Në Hollywood gjithçka është e mundshme. E dita-ditës, edhe gjërat më të pazakonta po fillojnë të na duken normale, gjithmonë duke qenë të tejekspozuar ndaj figurave të famshme të kësaj industrie.
Me siguri se dini shumë raste të çifteve që kanë dallime të dukshme në moshë. Kjo ndodh si me njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe me ata të famshëm, mirëpo bujë bëjnë të famshmit, kuptohet.
Mirëpo, për t’u martuar një mashkull me një femër, kjo e fundit duhet t’i përshtatet një formule të pashkruar: për shembull, nëse ju jeni 24 vjeç, gjysma e kësaj shifre është 12, kësaj ia shtoni edhe 7 që iu jep numrin 19. Pra, kjo është mosha që një personi mashkull 24 vjeçar i përshtatet më shumë.
Megjithatë, mosha jo gjithmonë është e rëndësishme në një lidhje. Këta të famshëm janë dëshmitarë të kësaj.
1. Katy Perry & John Mayer kanë 7 vjet diferencë në moshë.
2. Demi Lovato & Wilmer Valderrama kanë 12 vjet diferencë në moshë.
3. Nick Jonas dhe këngëtarja Delta Goodrem, kur ishin çift, dallimi në moshë në mes tyre ishte 8 vjet, kuptohet, Delta ishte më e moshuar se ai.
4. Aktorët Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë dy vjet që janë martuar, ndërsa ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit “The Green Lantern”. Përkundër dallimit në moshën (Blake 28 vjeçe, Ryan 38), Blake insiston se janë çift i përkryer.
5. Taylor Swift dhe Jake Gyllenhaal kanë plotë 9 vjet dallim në moshë.
6. Pastaj vjen çifti i shumëpërfolur, Ashton Kutcher dhe Demi Moore. Kur çifti kishte nisur lidhjen, Ashton ishte 25 vjeç ndërsa Demi 41. 16 vjet dallim. Por tani çifti nuk është më bashkë.
7. Nick Cannon dhe Mariah Carey, që gjithashtu tashmë nuk janë më bashkë, kishin plotë 11 vjet dallim në moshë.
8. Megjithëse edhe çifti Casper Smart (28) dhe Jennifer Lopez (46) më nuk janë bashkë, ata kishin goxha dallim mes vete në moshë – edhe pse në bazë të dukjes, J. Lo nuk mund të thuhet se duket më e moshuar se Casper. /NGJYRA.COM/