Lozni rolet në krevat të cilat janë të ndryshme nga ato të cilat i lozni në jetën reale. Duke pasur parasysh që ti je e vetmja femër me të cilën i është lejuar të ndajë shtratin, provoni të gjitha ato që i dëshiron, apo i dëshironi.
Ekzistojnë dy faza themelore në jetën seksuale të njerëzve – seksi para lidhjes dhe seksi gjatë lidhjes.
Revista Glamour ka përmbledhur disa këshilla për çifte, se si jeta e tyre në dhomën e gjumit të mos u bëhet rutinë.
- Rolet
Lozni rolet në krevat të cilat janë të ndryshme nga ato të cilat i lozni në jetën reale. Nëse p.sh. ai është i turpshëm, lejoni që ai të jetë i pari i cili do të ndërmarrë iniciativën në krevat dhe anasjelltas.
- Bëj atë që dëshiron ai
Kur është fjala për fantazitë seksuale, meshkujt janë shumë të zëshëm. Dëshirojnë striptiz apo seks oral? Duke pasur parasysh që ti je e vetmja femër e cila i ka lejuar të ndajë shtratin, provoni të gjitha që ai dëshiron apo dëshironi të dy.
- Poza të reja
Nganjëherë mjafton një ndryshim i vogël për të pasur rezultate të mëdha. Këtë herë fjalën e kemi për pozën të cilën akoma nuk e keni provuar.
- Pa veshje të brendshme
Edhe pse kjo nuk është kurrfarë risie, meshkujt tregojnë shumë interesim për seks kur partnerja i tregon që nuk ka absolutisht asgjë të veshur nën fustan, posaçërisht nëse jeni diku në publik. Pas këtij sekreti të zbuluar, do të pasojë aksion i nxehtë në dhomën e gjumit. Përse të mos e provoni?
- Më shpesh “po” sesa “jo”
Kompromisi është esenca e çdo lidhjeje, që kjo ka të bëjë edhe me seksin. Nuk është e thënë që të marrë çdoherë atë që dëshiron, mirëpo refuzimi dhe injorimi i shpeshtë do të mund të çojë deri aty që të pushojë t’i bëjë gjërat të cilat të pëlqejnë ty.
- Objekti seksual
Të dashurohesh është gjë e shkëlqyeshme. Mirëpo, njerëzve më shpesh u është i nevojshëm afshi kafshëror edhe kur jeni në lidhje, është ai afshi në të cilin njëri-tjetrin e trajtoni si objekt seksual, rrobat shqyhen, ndërkaq poçet thyhen.
- Seksi oral
Secila femër e di që meshkujt e duan seksin oral dhe anasjelltas, mirëpo është e qartë që pas një kohe të kaluar në lidhje edhe kjo gjë kalon në plan të dytë. Mos harroni kënaqësinë orale.
- Kombinimet seksuale
Për shumicën e njerëzve, momenti i shtrirjes në krevat, të veshur me pizhame me figura nga filma vizatimor, shënon momentin e fillimit zyrtar të shuarjes së romantikës. Natyrisht që do t’i veshësh edhe ato, sepse të krijojnë rehati, mirëpo mos harro herë-herë të dashurin tënd ta befasosh me kombinimet seksuale. Do të të falënderojë! /NGJYRA.COM/