Mes kodrave jeshile të luginës Larung Gar, në provincën Sichuan të Kinës, gjendet kolonia më e madhe e budistëve në botë, respektivisht, vendbanimi më i dendur i këtij lloji në botë – ku jetojnë 40,000 murgj.
Ky venbanim piktoresk, që njihet me emrin Instituti Budist Larung Gar, kishte filluar të zhvillohet në vitet 80-ta të shekullit të kaluar, në lartësinë mbidetare prej 3.800 metrash.
Besimtarët ballafaqohen me kushte ekstreme të motit – mirëpo, me kalimin e kohës ata adaptohen në një ambient të tillë.
Në këtë kampus budistësh, shtëpitë e kuqe, në formë kasollash, janë ndërtuar fare pranë njëra tjetrës, ndërsa murgeshat dhe murgjit janë të ndarë sipas moshës dhe gjinisë.
Në këtë vend nuk ka aparate televizive dhe e gjithë jeta i kushtohet lutjeve, besimit dhe mësimit të budizmit.
Të gjithë ata që duan të arrijnë në këtë venbanim duhet të udhëtojnë me qerre kuajsh, ndërsa qyteti më i afërt është Chengdu, 20 orë udhëtim.
Se di duket ky venbanim përrallor mund të shihni në fotogalerinë që e shoqëron këtë shkrim. /NGJYRA.COM/ Foto: Jesse Earl Rockwell/mediarumworld.com