Shtëpia futuristike e dizajnerit turk, Murat Gedik, paraqet shembullin më të më të mirë të arkitekturës së qëndrueshme moderne. Kjo shtëpi madje është nderuar me çmimin “A’ Design Award” në kategorinë e Arkitekturës, dizajnit dhe strukturës për vitin 2015/16.
Pullazi i shtëpisë është tërësisht i mbuluar me panelet solare që prodhojnë energji të mjaftueshme elektrike për gjithë shtëpinë. Ndërkaq, falë dizajnit të tij, uji nga shiu dhe bora e shkrirë akumulohen në rezervuare të caktuara, që njëherësh janë dhe panele mbajtëse të shtëpisë.
Shtëpia qëndron mbi tri panele, të cilat e ngrisin atë gjashtë metra mbi nivelin e tokës. Nën shtëpi ndërkaq, ndodhet një pishinë e madhe dekorative, që mund të shihet nga brendia e saj, pasi që një pjesë e dyshemesë është e punuar nga qelqi.
Uji nën dysheme ofron pamje qetësuese, ndërsa dritaret e mëdha, ndjenjën e rehatisë dhe pamje të bukur drejt natyrës. /NGJYRA.COM/