Kosova është bërë anëtarja e 210-të e Federatës Botërore të Futbollit.FIFA e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta.Prej 205 votave, sa ka qenë totali i tyre në Kongresin e 66-të të FIFA-s, që është mbajtur në Meksikë, 141 kanë shhkuar në favor të Kosovës.Ditë më parë, Kosova është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit – UEFA.Pranimi në FIFA do t’i hapë rrugën kombëtares kosovare që të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës më 2018, të cilat nisin në shtator. /REL/