Sado që femrat të jetë e dashuruar dhe e përkushtuar ndaj lidhjes, disa sekrete do t’i mbajë për vete dhe rrallë ndodh që mashkulli të ketë qasje në atë botë të saj. Meshkujt do të mund të befasohen shumë nëse mësojnë se çka fshihet në kokën e femrës.
1. Asnjë mashkull nuk mund t’ia kalojë mikes më të mirë të partneres së tij. Ajo di bash gjithçka: nga kontoja e tij bankare, deri te problemet dashurore dhe sekretet nga e kaluara. Nëse ndonjëherë ju duket se është ashtu, mos u lëndoni sepse mikja e bashkëshortes është dora e zgjatur e saj në jetë.
2. Edhe pse meshkujt nuk do ta prisnin atë, femrat i eksitojnë fuqimisht dhe mallëngjehet kur ndodhet në duart e tyre.
3. Kur çifti jeton bashkë, femra shpesh fshehurazi do të veshë kanotierën e partnerit derisa ai të jetë në rrugë, për shkak të përmallimit që e ndien për të.
4. Kurrë nuk do të zbulojë numrin e dashnorëve. Hulumtimet thonë se numri i dashnorëve është diç më i lartë se ai që kanë treguar, sepse femrat frikësohen se do të lërë përshtypje të keqe te mashkulli.
5. Para se të flenë për herë të parë me ndonjë mashkull, shpesh fantazojnë për të.
6. Dëshirojnë t’i krahasojnë partnerët aktualë me ish-partnerët.
7. Nuk mund t’i ndihmojnë vetes dhe dëshirojnë të dinë sa më shumë për ish-dashnoret e tij, prandaj do t’i “përpijnë” pa vrarë ndërgjegjen.
8. Kur dashurohen, e ndiejnë dashurinë intensivisht saqë humbin apetitin.
9. Përpiqen shumë që të jenë seksi dhe tërheqëse, prandaj shpenzojnë shumë kohë para pasqyrës. Megjithatë, kurrë nuk do të pranojnë se sa kohë kanë shpenzuar kur kanë shkuar për t’u depiluar apo te floktari për të rregulluar flokët për t’u bërë tërheqëse.
10. Meshkujve mbase u duket që femrat janë shumë të organizuara, mirëpo ato shumë shpesh ndihen që çdo gjë rreth saj po shkatërrohet dhe nuk i kanë gjërat në duar të tyre.
11. Mos u bëni naivë dhe të mendoni që ajo nuk di për filmat tuaj pornografikë dhe për revistat dhe faqet e internetit të cilat me shumë dëshirë i shikoni, ndërkaq ju i mbani fshehtë këto sepse nuk dëshironi që t’ju përqeshë.
12. Është thënie e vjetër që femrat gjithmonë vonohen kur përgatiten që të shkoni diku bashkë. Prandaj, mbajeni në mend që përgjigjja e saj “që pikërisht është gati”, do të thotë që i nevojiten së paku edhe pesë minuta.
13. Kjo gjë njësoj vlen edhe për vonesat. Kur thotë se do të arrijë për pesë minuta, do të thotë që për pesë minuta do të niset dhe përafërsisht aq minuta do të vonohet.
14. Nëse pranon se e keni bërë të qajë disa herë, do të thotë që për shkak të juve ka qarë së paku dyfish më shumë seç ju ka thënë.
15. Femrat me shumë dëshirë presin thirrjet e partnerit dhe nganjëherë janë shumë të preokupuara me to, posaçërisht pas takimit të parë. Nëse i thoni se do ta thërrisni, atëherë bëjeni atë. Sa më parë!
16. I dëshirojnë bisedat pak të pista gjatë seksit, mirëpo u vjen turp ta pranojnë atë.
17. Në fillimin e lidhjes për shkak të të dashuruarit shkojnë aq larg sa që ruajnë të gjitha porositë SMS të tij apo porositë në sekretaren telefonike.
18. Femrat veshin rroba të brendshme “plakash” dhe nuk brengosen se a janë depiluar mirë nëse vetveten dëshirojnë ta pengojnë që shumë herët t’i hyjë dikujt në shtrat.
19. Shpenzojnë shumë në gardërobë dhe për këtë gjë nuk janë të vetëdijshme.
20. Analizojnë dhe vëzhgojnë çdo gjë që partneri bën, ndërkaq herë pas here i testojnë vetëm që të binden se a i dashurojnë. Për këtë kurrë mos jepni përgjigje pozitive lidhur me seksin me tre veta.
21. Femrave u është e nevojshme t’u thuhet se janë të dashura, edhe pse këtë ia keni thënë tashmë njëqind herë, ajo do të dëshirojë t’ia thoni edhe të njëqindtën herë.
22. Xhelozia është tepër e mirë kur bëhet në dozë të vogla. Nëse shihni partneren duke flirtuar me kamerierin, ajo në të vërtetë ju drejtohet juve dhe dëshiron që të reagoni.
23. Shumica grindjet i fillon kur femra ndien që mashkulli po e injoron. Dëshirojnë kujdesin dhe pastaj fillojnë grindjen rreth diçka që fare nuk është e rëndësishme.
24. Madje, edhe kur insistojnë që vetë të paguajnë llogarinë e darkës në takimin e parë, megjithatë mendojnë që jeni koprrac nëse dorëzoheni.
25. Edhe pse kanë karrierë të suksesshme dhe janë të pavarura financiarisht, më të lumtura janë kur partneri i çon në shtrat pa paralajmërim dhe merr situatën nën kontroll. /NGJYRA.COM/