Dunat e ngjyrosura, janë formacione të mahnitshme gjeologjike që janë krijuar nga oksidimi i hirit vullkanik – që i ka dhënë formën një pjesë të parkut kombëtar Lassen Volcanic, në veri të Kalifornisë, në SHBA.
Këto kodra rëre ndodhen 200 metra larg vullkanit të lartë, që besohet se, për herë të fundit, ka shpërthyer në vitet 1650-ta.
Deri në maje të vullkanit shpie një stazë këmbësorësh – në fund të së cilës gjenden këto duna të mahnitshme përplot ngjyra – por, dhe shumë bukuri tjera të parkut Lassen Volcanic./NGJYRA.COM/