Disa njerëz kënaqen me natyrën dhe ajrin e pastër, por ka dhe të tillë që kënaqen me jetën e zhurmshme në qytet. Zakonisht, jetën në metropole e preferojnë të rinjtë – të cilët janë në kërkim të jetës urbane – apo dhe të argëtimit “të çmendur”.
Qytetet janë sinonim i transportit të gjithanashëm, qendrave të mëdha tregtare, diskotekave dhe argëtimit të pafund, ngjarjeve të shumta kulturore, por dhe të diversitetit etnik e kulturor.
Andaj, të vizitosh një metropol të ri, do të thotë të përjetosh një histori të re. Dhe, pa dyshim se, sa më i madh të jetë qyteti që vizitoni – edhe përjetimi do të jetë më i veçantë dhe më i madh.
Në vijim ju sjellim listën e 10 qyteteve më të mëdha në botë – bashkë me rrethinën e tyre, duke e marrë për bazë numrin e banorëve që jetojnë në ato qytete. /NGJYRA.COM/
10 – Sao Paulo, Brazil (20,935,204)
9 – Delhi, Indi (21,753,486)
8 – Mexico City, Meksikë (22,500,000)
7 – Manila, Filipine (22,710,000)
6 – New York City, SHBA (23,632,722)
5 – Karaçi, Pakistan (24,300,000)
4 – Seul, Korea e Jugut (25,620,000)
3 – Xhakarta, Indonezi (30,214,303)
2 – Shanghai, Kinë (34,000,000)
1 – Tokio, Japoni (37,800,000)