Pjesa dërmuese e botës së përparuar njihet për stilin jo të shëndoshë të jetesës, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin. Ata konsumojnë produkte të mishit në shkallë të frikshme – dhe, si pasojë e kësaj, vuajnë nga një mori sëmundjesh, duke filluar prej obezitetit, deri të ato më të rrezikshme.
Fatbardhësisht, në kohën e fundit, shumë njerëz kanë filluar të heqin dorë nga ushqimi me bazë të produkteve të mishit, duke u shndërruar në vegjetarianë. Ndërkaq, shumë të tjerë, që ende janë mishngrënës, përpiqen të mbajnë vitalitetin nëpërmjet dietave të ndryshme.
Kjo vlen edhe për personat e famshëm – në mesin e të cilëve ka dhe vegjetarianë të “regjur”. Se cilët janë ata, në fakt, më të njohurit prej tyre, lexoni në vijim.
1. Olivia Wilde
Wildeështë vegjetariane prej moshës madhore, ndërsa po ky stil i jetës ia mundëson asaj të ruajë bukurinë.
2. Samuel L. Jackson
Ndoshta do të befasoheni kur të kuptoni që aktori legjendar, Samuel L. Jackson, është vegjetarian. Ai thotë se ka zgjedhur këtë stil të jetës për të jetuar më gjatë.
3. Peter Dinklage
Ylli i filimit “Game of Thrones”, është vegjetarian që nga mosha 16-vjeçare, sepse ka dashuri të madhe ndaj kafshëve.
4. Tobey Maguire
Po të nderuar. Edhe Spidermeni është vegjetarian për vite e vite të tëra.
5. Joaquin Phoenix
Phoenix u bë vegjetarian, bashkë me familjen e tij, kur djali i tij e kishte parë një peshk jashtë ujit duke luftuar për jetën e tij.
6. Leonardo DiCaprio
Leo është vegjetarian që një kohë të gjatë, madje njihet edhe për disa fushata për promovimin e këtij stili të jetesës.
7. Christina Applegate
Applegate është vegjetariane që një kohë të gjatë – madje thotë ta ketë harruar fare se çfarë shije ka mishi.
8. Brad Pitt
Pitt nuk ka ngrenë mish për vite të tëra, madje këtë gjë ua ka kërkuar edhe fëmijëve të tij – por, jo dhe gruas së tij të famshme.
9. Russell Brand
Brand u bë vegjetarian pasi e kishte parë një film dokumentar. Edhe pse kishte pasur problem me varshmërinë nga droga, ai prapë se prapë mbeti vegjetarian.
10. Kristen Bell
Bell njihet si adhuruese e madhe e kafshëve, andaj nuk duhet befasuar se ajo është një vegjetariane e njohur.
11. Jared Leto
Leto beson se duke qenë vegjetarian, ai ka arritur të ndalë procesin e plakjes dhe ndjehet sikur të ishte në të 20-tat dhe jo të 40-tat.
12. Woody Harrelson
Harrelson u bë vegjetarian kur kuptoi se ka probleme me laktozë – ndërsa, pas kësaj, ai u bë dhe aktivist për të drejtat e kafshëve. /NGJYRA.COM/