Dhuna fizike ndaj gruas, papunësia si dhe përfaqësimi i ulët i grave në pozita vendimmarrëse janë problemet thelbësore me të cilat përballen gratë në Kosovë, vlerësojnë përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.Ato kritikojnë institucionet e Kosovës se nuk kanë bërë aq sa duhet në fuqizimin e gruas.Për më shumë, ato shprehen mjaft të zhgënjyera për mos zbatimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e grave, raporton REL.