Filmit me titullin“Shok”, i nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar” , të cilin e ndan Akademia e Filmit, Pikturës, Arteve dhe Shkencave në Hollywood, pavarësisht se nuk u kurorëzua me këtë çmim, ai përcolli një mesazh mjaft pozitiv nga Kosova dhe për Kosovën, vlerësojnë përfaqësuesit e komunitetit të artistëve të filmit në vend.“Shok”, me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë kosovarë, i xhiruar në Kosovë, është filmi i parë i cili e përfaqëson kinematografinë e vendit për çmimin Oscar. /REL/