Arkitekti kazak, Aibek Almasov, ka realizuar një koncept interesant të një shtëpie të ndërtuar rreth një druri. Shtëpia në formë qarkore, ka mure prej qelqi, ndërsa në qendër të saj ndodhet një hapësirë e zbrazët, ku gjendet një bredh, i gjatë 12 metra.
Shtëpia ofron një ambient të mahnitshëm, respektivisht pamje prej 360 shkallësh në gjithë peizazhin malor rreth saj.
Ky projekt ka për qëllim të ofrojë një alternativë ndaj jetës aktive dhe të zhurmshme urbane. Shtëpia gjendet në një ambient të bukur, në natyrë, ndërsa nuk ka ndarje vizuele fare – pra, është plotësisht transparente.
Një version i kësaj shtëpie është ndërtuar në pyjet Almaty, në Kazakstan, për një biznismen 38-vjeçar, ndërsa, ndërtimi i saj ka kushtuar 240,000 funte. /NGJYRA.COM/