Kur ishte zbuluar se kjo zonë e Namibisë është e pasur me diamante, shumë njerëz ishin vërsulur drejt këtij vendi për t’u pasuruar me shpejtësi – dhe kështu kishte lindur qyteti që sot njihet me emrin Kolmanskop (Kolmanskuppe).
Në qytetin e ri, që ishte nën ndikimin gjerman, u ndërtuan sallat koncertale, teatrot, spitalet…, qendra e parë e rentgenit në hemisferën jugore, si dhe treni i parë në Afrikë.
Pas Luftës I Botërore, në rërën e shkretëtirës Namib, u zbuluan mbi 1,000 kg diamante, mirëpo pas përfundimit të luftës – diamantet u bënë gjithnjë e më të rrallë, ndërsa çmimi i tyre ra dukshëm.
Në kohën kur diamantet në rrethinën e Kolmanskopit gati u zhdukën, u gjetën disa zona tjera të pasura, dhe kështu, njerëzit filluan të largoheshin nga ky qytet në kërkim të tyre.
Deri në vitin 1956, ky qytet u braktis në tërësi.
Sot ndërkaq, ky qytet njihet si qyteti rrëqethës i fantazmave, por dhe si atraksion turistik në Namibi. Pasi ndodhet në zonën e mbrojtur, turistët duhet të kenë leje të veçantë për ta vizituar. /NGJYRA.COM/