Festivali i luleve në Madeira në Portugalisë (Madeira Floëer Festival), çdo vit shënon fillimin e pranverës, ndërkaq tashmë është shndërruar në një atraksion të njohur turistik.
Ky festival është një tribut për lulet e bukura, ndërsa zhvillohet përgjatë rrugëve të Funchalit, që pushtohen nga muzika, ngjyrat e ndryshme, dhe aromat e këndshme të luleve.
Pika qendrore e këtij festivali është Parada e luleve, ku grupet e organizuara – me pjesëmarrjen e qindra personave – defilojnë rrugëve të këtij qyteti, të veshur me kostume që përshkruajnë lulet, ndërsa vallëzojnë nën ritmin e muzikës së përzgjedhur.
Se sa i mahnitshëm është ky festival, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/