Muret që do t’i shihni në vijim mund të ishin vetëm ngrehinat e mërzitshme prej betoni apo tullave, mirëpo artisti i talentuar francez, Julien Malland, ka krijuar murale të mahnitshme mbi to, duke i dhuruar botës këto vepra të bukura arti.
Malland, i njohur me emrin artistik Seth Globepainter, është një artist që udhëton nëpër vende të ndryshme të botës, si në Kinë, Meksikë, Indonezi, Vietnam… ku ka krijuar vepra të jashtëzakonshme të artit të rrugës.
Ai shpeshherë punon me artistët vendas, më të cilët krijon murale gjigante, që përshkruajnë botën e bukur të fëmijëve dhe fantazitë e ndryshme të njerëzve.
Me prejardhje nga Parisi, Malland merret me artin e muraleve që nga vitet e 90-ta, ndërsa deri më tash ka botuar dy libra që përshkruajnë udhëtimet e tij dhe punën artistike që ka bërë.
Në vijim ju sjellim një galeri me disa nga veprat e përzgjedhura të Mallandit. Kënaquni! /NGJYRA.COM/