Një studim i bërë kohë më parë është treguar mjaft praktik – pasi që, nëpërmjet fotografive, dëshmon se si duken 200 kalori në ushqimet e ndryshme që ne i konsumojmë çdo ditë.
Nëse mendoni se një grusht bombonash nuk do të ndikojnë negativisht në trupin tuaj, në sezonin vijues veror, mendoni dy herë!
Sipas këtij studimi, 51 gramë bombonash përmbajnë kalori të njëjta me 600 gr. brokoli, apo dhe 3 vezë të plota. Andaj, është e qartë se cilët nga këto dy ushqime do të ishin të preferuara për t’u konsumuar.
Shikuar nga aspekti statistikor, një personi të rritur i nevojiten 2,000-2,500 kalori në ditë, por kjo gjë varet edhe nga fakti sa është fizikisht aktiv ai person.
Të shohim në vijim se sa është sasia e ushqimeve të ndryshme që përmban 200 kalori. /NGJYRA.COM/
Mollët (385 gr)
Gjalpi (28 gr)
Brokolli (588 gr)
Çokollata Snickers (41 gr)
Pasta (145 gr)
Salsiçe (66 gr)
Kivi (328 gr)
Çizburger (75 gr)
Vezët (150 gr)
Pras (1425 gr)
Specat (740 gr)
Senduiç me mish pule (72 gr)
Petulla (52 gr)
Avokado (125 gr)
Misri i zier (308 gr)
Karotat (570 gr)
Bizelet (357 gr)
Patatina Tortila (41 gr)
Patet e skuqura (Pomfrit) (73 gr)
Drithërat (51 gr)
Bombonat (51 gr)
Pjepri (553 gr)
Xhelatina (54 gr)
Bukë tosti (90 gr)
Mafin me boronica (72 gr)