Falë fushatës së sukseshshme në Kickstarter, dizajneri Daan Roosegaarde, në fund të vitit 2015, ka prezantuar një projekt publik, i cili në të ardhmen pritet t’i pastrojë parqet dhe qytetet nga ajri i ndotur.
Roosegaarde ka ndërtuar një eko-kullë, të lartë 7 metra, që brenda një ore të vetme pastron 30.000 m3 të ajrit – ndërsa rreth vetes krijon një balon të ajrit ultra të pastër, pa smog.
Smog Free Tower shfrytëzon po të njëjten teknologji sikur dhe pastruesit tjerë të ajrit, që shfrytëzohen për hapësirat e mbyllura – mirëpo me fuqi të shtuar për përdorim të jashtëm.
Kjo kullë është ndërtuar për parqet publike – ndërsa sistemi modular 7 metërsh, është dizajnuar të jetë jo vetëm funksional, por dhe të duket bukur. Ai është i pajisur me dioda LED të cilat e ndriçojnë atë gjatë natës.
Kjo makinë thithëse gjigante shpenzon energji elektrike sa një bojler shtëpiak – ndërsa mbushet me energji ekologjike. Ajri pastrohet në maje të saj, ndërsa lirohet nëpërmjet gjashtë vrimave që ndodhen në pjesën e poshtme të kullës.
Grimcat e mbledhura të smogut dhe pluhurit nga “Smog Free Toser” mund të kompresohen dhe të shndërrohen në stoli. Çdo gurë i kompresuar, që mund të shfrytëzohet për stoli, përmban smog të filtruar nga 1,000 metra kub të ajrit të pastruar.
Këto stoli mund të blihen në eub-faqen e Smog Free Towernë “Kickstarter” – ku mund të përcillni zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti. /NGJYRA.COM/