A keni dëgjuar për shprehjen “fizikusi i shkollës së vjetër”? Ky term përdoret në bodybuilding për të treguar kohën e artë të këtij sporti, vitet e 70-ta, kur fizikusi i bodybuilderëve ndërtohej me stërvitje të mundimshme, me ushqime të zgjedhura, dhe me përkushtim mental.
Fizikusi i bodybuilderëve të asaj kohe, për dallim prej fizikusit të bodybuilderëve të sotëm – ishte tejet estetik dhe simetrik – dhe ndërtohej pa steroide dhe suplemente tjera ndihmëse, respektivisht në sasi tëpër të vogla, ndërsa masa e muskujve ishte në proporcion të duhur në të gjitha pjesët e trupit.
Por, kush ishin bodybuilderët më të shquar të “shkollës së vjetër”? 10 më të mirët ju sjellim në vijim…
10. Tom Platz
I lindur më: 26 qershor 1955
Gjatësia: 1.73 m
Thomas Steven Platzështë bodybuilder i pensionuar amerikan. Ai njihet dhe me pseudonimet “The Golden Eagle” dhe “The Quadfather”.
9. Mike Mentzer
I lindur më: 15 nëntor 1951
Vdiq më: 10 qershor 2001
Gjatësia: 1.73 m
Mike Mentzerishte bodybuilder profesionist amerikan i IFBB-së, buznismen, filozof dhe shkrimtar.
8. Steve Reeves
I lindur më: 21 janar 1926
Vdiq më: 1 maj 2000
Gjatësia: 1.85 m
Stephen L. Reeves ishte bodybuilder dhe aktor amerikan. Në kulmin e karrierës së tij, ai ishte aktori më i paguar në Evropë.
7. Larry Scott
I lindur më: 12 tetor 1938
Vdiq më: 8 mars 2014
Gjatësia: 1.70 m
Larry Dee Scott, i njohur me pseudonimet “The Legend” dhe “The Golden Boy”, ishte bodybuilder profesionist amerikan i IFBB-së. Ai fitoi titullin “Mr.Olympia” në vitin 1965, kur dhe u themelua ky çmim, ndërsa e mbrojti titullin edhe në vitin 1966.
6. Lou Ferrigno
I lindur më: 9 nëntor 1951
Gjatësia: 1.94 m
Louis Jude “Lou” Ferrigno është aktor amerikan, trajner fitnessi, konsultant, dhe bodybuilder profesionist në pension.
5. Franco Columbu
I lindur më: 7 gusht 1941
Gjatësia: 1.65 m
Franco Columbu është aktor Italian, ish-kamion në bodybuilding, dhe pjesëmarrës i garës, “Njeriu më i fuqishëm në botë”.
4. Sergio Oliva
I lindur më: 4 korrik 1941
Vdiq më: 12 nëntor 2012
Gjatësia: 1.80 m
Sergio Oliva ishte bodybuilder i njohur me nofkën “The Myth”. Kjo nofkë i është dhënë atij nga gazetari dhe bodybuilderi, Rick Wayne.
3. Frank Zane
I lindur më: 28 qershor 1942
Gjatësia: 1.75 m
Frank Zane është ish-bodybuilder profesionist amerikan dhe mësues.
2. Serge Nubret
I lindur më: 6 tetor 1938
Vdiq më: 19 prill, 2011
Gjatësia: 1.82 m
Serge Nubret ishte bodybuilder profesionist francez, drejtues i Federatës së Bodybuildingut, aktor filmash dhe shkrimtar. Gjatë karrierës së tij ai kishte fituar një mori titujsh, përfshirë këtu; IFBB Mr. Europe Tall, NABBA Mr. Universe dhe WBBG Pro. Mr. World.
1. Arnold Schwarzenegger
I lindur më: 30 korrik 1947
Gjatësia: 1.88 m
Arnold Alois Schwwarzeneggerështë aktor amerikan me prejardhje austriake, model, producent, aktivist, humanist, shkrimtar, filantrop, biznismen, ish-bodybuilder profesionist dhe politikan. Shumë kohë më parë ai e ka siguruar statusin e legjendës. /NGJYRA.COM/