Parlamenti Evropian i hapi rrugën zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Kosovës me BE-në që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar. PE votoi në favor të Marrëveshjes, duke i hapur rrugën procesit të hyrjes në fuqi të saj.Pas votimit në PE, Këshilli i BE-së duhet të vendosë për përmbylljen marrëveshjes. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi në fillim të pranverës.